Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Senati i SHBA: Rusia është një pengesë për integrimin e Kosovës, ja ç’bën me Sputnik...

Senati i SHBA: Rusia është një pengesë për integrimin e Kosovës, ja ç’bën me Sputnik...

22:54, 16/01/2018
A+ Aa A-

Raporti i fundit i Komitetit Amerikan mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të siguruar nga RTK, përmend disa herë shtetin e Kosovës.

Në një botim të titulluar “Sulm asimetrik i Putinit ndaj Demokracisë në Rusi dhe Evropë”, përmenden raste specifike ku Rusia dëmton progresin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

Në këtë raport kritikohen artikujt e agjencisë propagandistike Sputnik vitet e fundit, në të cilat është shkruar se shqiptarët nga Kosova kanë planifikuar masakra të serbëve në Kosovë me mbështetjen e Perëndimit, dhe se Perëndimi po krijon rrethana të paqëndrueshme, në mënyrë që më vonë të kenë pretekst për okupim.

Më tej thuhet se propaganda e Sputnik-ut, e cila filloi në janar 2015, pati një ndikim negativ në marrëdhëniet serbo-shqiptare, sepse 60 përqind e serbëve filluan t’i besonin Rusisë.

Janë kritikuar edhe shumica e mediave në Beograd, të cilat sipas raportit kanë shumë përmbajtje kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Se serbët e admirojnë Rusinë, kjo më së miri shihet në rrugët e Serbisë, si dhe kioska të cilat janë plot me suvenire që tregojnë besnikërinë e serbëve ndaj Rusisë dhe liderit të saj Putin”, thuhet në deklaratë.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe serbëve janë forcuar edhe përmes institucioneve kulturore siç është Kisha Ortodokse dhe organizatat e shoqërisë civile që u japin ndihma humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco