Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çfarë i ndodhi gruas së Ivanoviçit kur mori vesh se ai ka vdekur

Çfarë i ndodhi gruas së Ivanoviçit kur mori vesh se ai ka vdekur

10:56, 16/01/2018
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviçit i cili u vra sot para zyrës së vet në Mitrovicën e Veriut, e mori  vesh se e ka humbur bashkëshortin e saj, në derën e sallës së operacionit.

Me të marr vesh se ishte qëlluar burri i saj, Milena Ivanoviç, ka shkuar në spital e shoqëruar mnga vëllai i Oliverit. Gjatë gjithë kohës ka pritur para sallës së operacionit për të marrë vesh prej mjekëve detajet për gjendjen e tij.

Në një moment, nga salla doli infermierja e cila u dha lajmin e keq se mjekët nuk arritën ta shpëtojnë Ivanoviçin.

Me të marrë vesh lajmin asaj i ka rënë të fikët në korridorin e spitalit.

Oliver Ivanoviç u qëllua sot në hyrje të zyrës së vet në Mitrovicë të Veriut. Në të vrasësit e panjohur kanë qëlluar 4 plumba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco