Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kosovë, 19 vjet nga masakra e Reçakut, William Walker: gjithmone i kujtoj me dhimbje të masakruarit këtu

Kosovë, 19 vjet nga masakra e Reçakut, William Walker: gjithmone i kujtoj me dhimbje të masakruarit këtu

11:06, 15/01/2018
A+ Aa A-

Ish Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet aty.

Ai ka thënë se sa herë shkon aty, ndjehet sikur më 1999, kur kishte shkuar për së afërmi për të parë gjenocidin që ishte bërë ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.

“Sa herë që vijë këtu, ndjehem gjithmonë njëjtë. Gjithmonë është ftohtë dhe gjithmonë kujtoj me aq dhembje të masakruarit këtu”, ka thënë Walker.

“Është dëshpëruese, pasi këta njerëz nuk e kanë dhënë jetën e tyre për të parë Kosovën, aty ku është tash”, ka deklaruar Walker.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco