Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Pacolli: Kosova do të nënshkruajë traktat paqeje me Serbinë

Pacolli: Kosova do të nënshkruajë traktat paqeje me Serbinë

10:28, 15/12/2017
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur për raportet Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova duhet të nënshkruajë një traktat të paqes me Serbinë.

Pacolli, në një intervistë për “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë shumë shpejt.

“Ky dialog do të përfundojë me atë kontratën  historike të pajtimit. Në fund do të ketë nënshkrim të kontratës, traktatit të paqes”, tha Pacolli.

Ai tha se kjo do të ndodhë pavarësisht faktit asaj nëse do ta njohë  ose jo Serbia Kosovëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery15/12/2017 14:57

Ne vazhden e shume marreveshjeve te nenshkruara te Brukselit ku biseduan perfaqesues te Kosoves dhe Serbise shume nga ato , deri sot ne Kosove nuk gjeten implementim.A thua zv.kryeministri dhe ministri i jashtem u Kosoves po na flete edhe per nji marreveshje te re ose , si ai e quan , nji traktat paqeje te cilen sigurishte ai do ta nenshkruaj ne Bruksel me ndonji perfaqesues serb dhe , e cila do ta kete te njejtin fate si keto marreveshje tjera te firmosura qe ne praktike nuk gjeten asnjiher zbatim....zv.kryeministri Pacolli nuk thote asnji fjale se para se te firmoset ky traktat paqeje , Serbia a do te kerkoje falje per krime dhe gjenocidin e shkaktuar mbi popullin e pafajeshem dhe te pambrojtur re Kosoves ne 100 vitet e fundit , Serbia a do ti ktheje mbetjet mortore te 1657 civileve te vrare shqiptar para pragut te shtepive te tyre dhe te groposur ne varrezat masive ane e kend teritorit serb , Serbia a do ti paguaj demet ose reparacionet e luftes per shkaterrimin e pasurise se shqiptareve dhe 120.000 shtepive te renuara gjate viteve 1998-' 99 , Serbia a do ti kompenzje mbi 200.000 puntor te hedhur ne rruge nga organet e dhuneshme serbe te instaluara ne nderrmarrje shoqrore te Kosoves ,ne shkolla , spitale etj.prej vitit 1991 - 1998 , Serbia a do ti gjykoje kriminelet serb qe dhunuan mbi 20.000 vajza, nena dhe gra shqiptare , Serbia a do ti ktheje fondet e grabitura te pensioneve dhe kontributeve tjera shendetsore te puntoreve te Kosoves zv.kryeminister Pacolli ...? Nese jo , ateher ky traktat paqeje qe do ta firmosni ju me ndonji perfaqesues serb mese Kosoves dhe Serbise si e quani ju ,na qenka traktat per nevoja te juaja personale dhe aspak ky traktat nuk do ti hyje ne pune popullit te stervuajtur te Kosoves dhe , ju vazhdoi te bashkpunoni me Serbine per nevoja tuaja personale si gjithe te tjeret dhe mose na mashtroni me kesi traktate paqeje e marreveshje tjera te firmosura dhe te pa implentuara zv.Kryeminister Pacolli

Shto koment

Denonco