SHBA përballet ashpër me Rusinë: Ju kujtojmë se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë

SHBA përballet ashpër me Rusinë: Ju kujtojmë se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë

07:49, 07/12/2017

Ambasada Ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës se presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Kanada, me një njoftim ku thuhet se, “Pas vizitës së fundit të Z. Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij anti-ruse për median kanadeze, ne do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagim amerikan, përmes një deklarate të Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan, që ka theksuar se, “Ne do të dëshironim të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë”, raporton faktor.al

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, vizitoi bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi Presidenti Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery07/12/2017 09:05

A thua gaboi Thaci pse u lidhe me Erdoganin e ky , pase puqit ne Turqi kerkoje ndihmen ruse per te mbetur ne pushtet dhe ndryshoi kurs.Ditet dhe muajt ne vijim di te na deshmojne kete por , Sido qe te jete , Thaci ne te shkoje kahe te shkoje , populli shqiptar gjithmone do te jete me Zotin dhe Ameriken dhe , kete s mund ta kuaj kush

Shto koment