Serwer: Demarkacioni e ka futur Haradinajn në 'vrimën e lepurit'

Serwer: Demarkacioni e ka futur Haradinajn në 'vrimën e lepurit'

09:43, 10/11/2017
A+ Aa A-

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, e ka këshilluar Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që sa më shpejt që të jetë e mundur të dalë nga, siç e quan ai “vrima e lepurit”, ku është futur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Aii ka thënë se Haradinaj duhet të largohej nga kjo situatë me demarkacionin që kur e mori pozitën e kreut të ekzekutivit.

“Këshilla ime është që të dalë nga kjo ‘vrimë lepuri’ sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova ka çështje shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme për t’u shqetësuar. Kjo është një çështje që Ramush Haradinaj duhet ta kishte braktisur sapo mori detyrën. Kosova ka pak për të fituar dhe një marrëveshje të madhe për të humbur, nëse ai vazhdon t’i rezistojë demarkacionit”, ka deklaruar për Gazetën Express analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.

Ish- diplomati amerikan ka folur edhe për kërcënimet e vazhdueshme që zyrtarët e lartë serb i bëjnë për një luftë të mundshme me Kosovën.  Ai ka shprehur habinë me deklaratën e drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se serbët janë të gatshëm edhe të luftojnë në Kosovë, për të mbrojtur atë që ai e ka quajtur “e jona”. Ai ka theksuar se Gjuriqi duhet ta dijë më mirë se nuk do të ketë luftime në Kosovë derisa këtu të jenë forcat e NATO-s.

“Unë shpresoj se ata do të qëndrojnë prapa përpjekjeve për  normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë anëtarësimin e Kosovës në OKB  dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh. Vërejtjet e Gjuriqit më bëjnë ta pyes veten nëse ai është djaloshi i duhur për të kryer një dialog të brendshëm serb mbi këtë temë”, ka theksuar ai.

‘Serbia ka nevojë për introspeksion dhe realizëm e jo fantazi dhe kërcënime”, ka theksuar ai.

Serwer ka folur edhe për deklaratat e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, se Perëndimi duhet të jetë më i ashpër me liderët e korruptuar të vendeve të Ballkanit dhe të nos i ftojë ata në Ëashington dhe në Bruksel.

Ai ka thënë se Hoyt Yee dukej serioz kur bëri këtë deklaratë dhe se refuzimi i vizës amerikane për Presidentin  e Republikës Serbe, Milorad Dodik , mund të lidhet me këtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco