‘Ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe, frika më e madhe e Kosovës’

‘Ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe, frika më e madhe e Kosovës’

22:41, 20/10/2017
A+ Aa A-

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se autoritetet e Kosovës çdoherë kanë bërë të madhe, pa nevojë, ndikimin e Serbisë në Kosovës, i cili arrihet prej Listës Serbe por kjo për të tani më nuk është problem.

Ai e ka quajtur mbështetjen e Listës Serbe nga Serbia si diçka të natyrshme, por frikë të madhe për autoritetet e Kosovës, shkruan Blici serb.

“Ata e dinë se Lista Serbe bazohet në bashkëpunim dhe marrëveshje me Beogradin dhe se nuk është hera e parë që krijojmë një harmonike, të unifikuar me politika të përbashkëta”, tha ai.

Gjuriç mes tjerash thotë, se Beogradi e ka të obliguar që përmes Listës Serbe të kontrollojë dhe të sigurojë qytetarët serb që jetojnë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, kur është pyetur nga gazetarët serb për vonesën e betimit të gjyqtarëve dhe prokurove, ai është përgjigjur “Serbia është duke pritur plot 1,644 ditë për t’u formuar Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe dikujt i pengon të prej 48 orë më shumë për të integruar drejtësinë.” 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco