Pse Serbia hoqi dorë nga letra krahasuese Kosovë – Katalonjë

Pse Serbia hoqi dorë nga letra krahasuese Kosovë – Katalonjë

12:07, 16/10/2017
A+ Aa A-

Beogradit zyrtar i ka mbetur merak pse Bashkimit Europian nuk mundi t’ia dërgojë letrën krahasuese Kosovë - Katalonjë

Arsyen për këtë, në Novosti, e tregon Presidenti serb Aleksandar Vuçiç:

“Mësova se në BE kishin shfaqur dëshirën që letra të mos dërgohej. Përkundër, kësaj ne do ta dërgonim letrën sikur Spanja të mos na drejtohej drejtpërdrejt me lutje që të mos e bënim këtë sepse do t’ia përkeqësonim situatën. Hoqëm dorë dhe kjo është fer, sepse edhe Spanja ka qenë fer ndaj nesh. Shumë herë. I di të gjitha presionet që kryeministri Rahoy ia ka pasur që të lëshojë pe për ta njohu Kosovën dhe ai s’e ka njohur Kosovën të. Kam folur për këtë edhe me mbretin spanjoll Phelipe”.


Në këtë letër Serbia kishte shtruar pyetjen se pse Kosova bën ta shpallë pavarësinë e këtë gjë nuk mund ta bëjë Katalonja, transmeton Koha.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco