Gazetari kritik ndaj qeverisë, Elvi Fundo është sulmuar paraditen e sotme nga 2 persona të panjohur, të cilët e kanë goditur dhe më pas janë larguar, duke humbur gjurmët.
Më pas Fundo është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet dhe është duke u mjekuar për plagët që ka marrë.
Në një prononcim për SYRI.net Fundo ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.
“Isha duke ecur kur dy persona më sulmuan. Nuk i njihja se kush ishin dhe nuk e di se pse e kanë bërë.
Gjithçka ka të bëjë me punën time si gazetar, por ja kam lënë në dorë policisë për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.
Falënderoj stafin që mu gjend pranë”, është shprehur gazetari Elvi Fundo për SYRI.net.
© SYRI.net