Iku dhe Serbia. Po ne?

Iku dhe Serbia. Po ne?

Nga Erion Piciri - 03/04/2017

Mbas Rusise dhe Turqise, tani ne rrugen e demokracive fiktive hyri edhe Serbia. Kryeministri Vucic fitoi zgjedhjet presidenciale qysh ne raundin e pare, me nje diference me vendin e dyte prej afro 40% te votave.

Rezultat zgjedhjesh presidenciale i papare ne nje vend ku ka kushte per konkurence te ndershme. E trishte. Lindja, mbas nje turizmi te shkurter demokratik, po kthehet ne shtepine e saj autoritare. Ka ca vende qe nuk mund te zhvillojne gara te ndershme, ca nga marifetet e liderve, ca nga kultura e popujve.

Paska pasur te drejte nje filozof qe thoshte se qyteti, si koncept qytetaresh te lirë qe mendojne ne menyre kritike, ka lindur ne perendim. Ne fakt nga Adriatiku ne Paqesor funksionon mire kazerma, komandanti suprem dhe ushtrari i bindur. Demokracia kerkon rrenje te tjera qe te lulezoje. Popujve u jepet e drejta per te pasur rol ne jeten e tyre por nuk jane mesuar ta ushtrojne dhe marrin pergjegjesi. Shkojne nga shkojne dhe i kthehen rruges vjeter - duan baben. Ia dhunojne pushtetin e tyre te parit burre te madh, qe di t'u japi nje siguri te rreme duke u marre mundesine te jene te lirë.

A do hyjme edhe ne ne modelin ruso-turko-kinez me nje parti te vetme dominuese, me lidere te plotfuqishem, media te kapura, ekonomi tregu te mbijqyrur nga klanet autoritar-korruptive te pushtetit? Uroj qe ne shqiptaret te bejme diferencen dhe te tregojme se ne memorien tone kolektive ka mbetur dicka nga rrenjet e civilizimit greko-romak, nga demokracia, republika, ligji, kontrolli dhe ekuilibrimi i pushteteve. Per fatin tone te mire ne kemi qene perpara se te vinin te tjeret ne keto ane. Ne kemi qene ketu kur hidheshin rrenjet e civilizimit perendimor.

Ne nuk na falet te ndryshojme drejtim. Uroj te gjejme rrugen e nje lidershipi ku forca buron dhe qendron tek qytetaret dhe jo tek lideret masive, populiste dhe sociopate. Demokracia liberal perendimore per ne nuk duhet te jete nje udhetim turistik por nje kthim ne shtepine tone. Detyrim i te gjitheve, qytetare dhe lidere ta bejne kete nje proces te pakthyeshem...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku03/04/2017 23:35

Në qoftë se i mendon vërtet ato që thua (dilema e madhe e shoqërisë Shqiptare, kënga korçare: të tjera bën moj të tjera thua) unë do të ta jepnja votën time me të dyja duart dhe me gjithë shpirt o Erjon Piciri. Sq për qelbin që nxjerr nga pena dhe nga goja ti o Baton Haxhiu = 1 baton.Mos u merr me mamin e të tjerëve o legen. Mendo për gruan tënde që e përdhunoi shkjau ndërsa mami shpëtoi sepse nuk desh.

armir03/04/2017 19:15

Un shpresoj qe njerezit te fillojn e mendojn.

Baton Haxhiu03/04/2017 19:15

Interesant...mami yt paska qene ketu qe heret....!!!????

Shto koment

Denonco