Faktin e ke brenda

Faktin e ke brenda

Nga Andi Bejtja - 20/02/2017

Teksa protesta e opozitës që kërkon qeveri teknike për të hyrë në zgjedhje me kushte të barabarta po vazhdon, kryeministri Rama, në monologjet e tij të përjavshme në Facebook, nënvizoi se nuk ka fakte që vërtetojnë se qeveria po tenton të manipulojë zgjedhjet. Përkundrazi, theksoi ai, këto do jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë. Kjo deklaratë, u bë si për ironi, kur dy ditë më parë në brigjet italiane u kap një nga sasitë më të mëdha të marijuanës, rreth 10 tonë.

E gjithë kjo histori të sjell ndërmend atë barcaletën e famshme, ku burri e kapi gruan me dikë tjetër përsipër dhe e çoi në gjyq. Në gjykatë, gruaja e kapur mat kishte paguar gjykatësin dhe ky i fundit i thoshte vazhdimisht burrit të martuar: fakte, fakte….Dhe burri pasi u stërlodh duke përshkruar situatën, më në fund i tha: “Çfarë fakte do më tepër zoti gjykatës, faktin e ke brenda”.

Dhe fakti është brenda. Shqipëria, ndryshe nga shumë vite më parë, kur kishte një zonë të izoluar ku mbillej kanabis, tashmë ka një hartë gjeografikisht të shpërndarë në çdo rreth të vendit. Sasitë kanë qenë marramendëse ashtu sikurse dhe mjetet e shpërndarjes. Për herë të parë ne pamë avionë dhe pista fluturimi në këtë biznes. Jo vetëm media shqiptare, por dhe ajo ndërkombëtare e këtu nuk flasim për media periferike, por nga ato më prestigjiozet, kanë vërtetuar, se ky në më të shumtën e rasteve, është një biznes i kthyer nga lart-poshtë dhe jo nga poshtë-lart. Këto media kanë vërtetuar me fakte përfshirjen e policisë shqiptare. Dhe për herë të parë sidomos në median europiane kemi dhe analiza që flasin për dyshime të forta të Brukselit, se zgjedhjet mund të manipulohen pikërisht nga zhvillimi i biznesit të kanabisit nga segmente të krimit. Edi Rama do të ishte sot në një pozitë shumë më komode nëqoftëse do kishte dëgjuar këshillën e ish ministrit të LSI-së Ylli Manjani për përfshirjen e ushtrisë në ç’kanabizimin e vendit dhe natyrisht kjo opozitë që proteston sot do të ishte në pozitë më të vështirë.

“Fakti brenda” nuk mbetet me kaq. Ka shumë kolegë të mi gazetarë, që mendojnë që vetëm fakti që sot kemi media të kapura më shumë se kurrë mjafton për të mos e bërë garën të barabartë. Por nuk është vetëm qeveria Rama që vuan nga këto simptoma, në fakt ashtu si edhe çdo qeveri e mëparshme, por për shkak të arrogancës dhe një skeme më të sofistikuar propagande, kjo qeveri edhe më shumë se të tjerat, ka disa vepra e akte në shërbim të manipulimit indirekt të zgjedhjeve. Është bërë e zakonshme të shohim pak muaj përpara datës së zgjedhjeve të bëhen amnisti, të falen gjoba etj, që nuk janë zakone vetëm të kësaj qeverie për të qenë të sinqertë. Shikojmë si rastësisht përshembull se si në shumicën e qyteteve shqiptare e ashtëquajtura Rilindje Urbane, rikonstrusionet e shesheve i mbaron pikërisht një muaj para zgjedhjeve, duke nisur që nga kryeqeqyteti.

Në këtë sfond dhe me këtë kërkesë, kërkesën për të hyrë në zgjedhje në kushte të barabarta, kjo protestë e opozitës është një nga protestat më civile të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Ndryshe nga i famshmi 21 Janar i Rilindjes ku pamë demonstrues që godisnin policinë në mënyrë të dhunshme, që sulmuan shtetin në mënyrë të dhushme, kjo është një protestë qytetare. Mund të ketë të përbashkët çadrën, por asgjë tjetër. Në 21 Janar Rama e kishte të qartë, që fitorja e tij vinte me gjak, shkoi për gjak dhe mori gjak. Këtë herë opozita po shkon thjesht dhe vetëm për të kërkuar, konsoliduar demokracinë, po kërkon as më pak e as më shumë: rregulla demokratike për të hyrë në garë në kushte të barabarta. Ndaj në këtë këndvështrim kjo ditë mund të jetë dhe një ditë historike pse jo dhe një revolucion. Në ç’kuptim them revolucion? Ka jo pak vende në botë ku tre muaj përpara zgjedhjeve, qeveria zhvishet nga funksionet politike dhe merret me përgatitjen e infrastukturës zgjedhore. Tranzicioni i gjatë e i deformuar shqiptar ka treguar, se një qeveri teknike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike është një domosdoshmëri. Në këtë periudhë të Rilindjes së kanabizuar po e po, por dhe në çdo kohë tjetër. Mos ka ardhur koha që pikërisht këtë qeverinë teknike 3 muaj para zgjedhjeve, ta fusim si opsion legal në kushtetutën tonë? Një qeveri që do ndalonte çdo tender, çdo inaugurim për efekte zgjedhore, një qeveri që do të bënte rregullat e garës sa më transparentë, që do të caktonte numërues të pavarur, që mund të organizonte dhe numërimin elektronik e të tjera si këto. Personalisht mendoj që do të ishte një operacion plotësisht i shëndetshëm për demokracinë e papjekur shqiptare. Për të gjitha këto, kjo protestë meriton një duartrokitje të madhe. Vullneti i mirë mund ta shndërrojë këtë ditë jo thjesht në një bonus për opozitën aktuale, por në një shërbim të madh për demokracinë, shqiptarët dhe Shqipërinë. Prandaj në atë çadër mund ta gjejë veten kushdo.

Shkruar për SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sigurimsi i pd22/02/2017 20:50

Na thoni kur do i vini flaken vendit per te mbrojtur krimet e komunistit sali

endri21/02/2017 15:41

Po duku nje cope here nga cadra oAndi se vertet ka nevoje per figura te tilla kjo proteste.

Anita21/02/2017 14:33

Me behet shumme qefi qe edhe nje pjes e gazetarve po i bashkohen protestrs .Me vjen keq qe nuk mund ti bashkohem kesaj proteste ,mbasi jam me banim jashte Shqiperie.Ishalla shqiptaret po ndergjegjesohn dhe ta kuptojne se cfare demi i kane bere vehtes me zgjedhjen e nje kryeministri pa moral.qe ka ndare gra .qe ka rraf gra. Qe ka prish familje.Nje "homles"neper rruget e Parisit Ketij njeriu nuk mund ti gjesh nje dicka pozitive. Ai duhet te zhduket nga politika e Shqiperis

tori21/02/2017 13:30

o andi te pakten shkrua me pseudoim kur shkruan se shqiptaret te njohin se vegel e kujt je

Qytetari21/02/2017 12:27

Z Bejtja ne Shqiperi nuk ka demokraci te papjekur por regjime te cilet duan te perjetesojne pushtetin. Keta nuk jane rilindje por zombi.

Edi r21/02/2017 09:05

Eshte nje ceshtje menaliteti qe ne shqipot jemi me mbrapa se bota !Duhet te ndryshojme sepse cdo gje e perkohshme eshte !Prano cdo kritike dhe largohu sa pa u denuar nga drejtesia !

Kostandina20/02/2017 22:08

Qeveri te korruptuara kemi pasur gjate 26 viteve te tranzicionit, por asnje prej tyre perfshi edhe ate te Nanos ( si me e keqja) nuk ishin bere nje me krimin e organizuar. Rama, nje artist medioker por me nje delir madheshtie, thelle ne shpirtin e tij e di mire se kushdo se sa njeri siperfaqesor eshte. Ai eshte i afte te beje pak nga te gjitha: piktor(?), shkrimtar( kujt nuk iu sul me mllef?), gazetar, dhe se fundi politikan (vec i tille s'eshte!) por mbi te gjitha nje njeri harbut qe s'ka respekt per askend. Ai dhe bijte dhe nipat e denje te eterve komuniste po e cojne Shqiperine drejt gremines. Edhe sikur te arrihen te zhvillohen zgjedhje te lira dhe qeveria qe do vije do jete vertet demokratike( te shpresojme!) a e keni menduar demin kolosal ne aspekin moral, etik dhe shendetesor ( sidomos atij mendor) qe i shkaktoi rinise dhe jo vetem. Gjithe ai kanabis qe gjelberon vendin nga veriu ne jug pervec se ka kriminalizuar vendin, ka shnderruar mijera ne mos qindra mijera njerez ne perdorues droge. Ky eshte degradim i shoqerise. Ky besoj eshte krimi me i rende i Edi Rames dhe PS qe duhet te pergjigjen para drejtesise dhe Zotit.

beni20/02/2017 20:39

m..t ata m..t keta por ata qi ishin ishin pak ma te amel jo si kta qi ta marrin me dhun cdo gja, te shkret na qi po rrisim fmit njiktu bravo bejtes e ka qa urime

EleEle20/02/2017 20:26

Prandaj shume rralle ndodh neper bote qe udheheqes shtetesh te zgjedhin e vendosin artista kengetare apo piktore. (Veço menjane shkrimtaret ketu)
Sepse tek artisti vlera e njeriut eshte nje hiç.
Jeta per ata eshte nje eksperiment artistik

Muli 20/02/2017 20:05

Une kam qef tja japin prap ti shtridhe mire se jemi popull injorant kushtojm 20 mij lek te vjetra por opozita mos te pres vota te lira o ti mbroj ose ta lej se eshte qelbur vendi me hashash

Artan Seferi20/02/2017 16:30

Keto qe po ndodhin jane rrjedhoje e nje gabimi shume te madh qe beri elektorali shqiptare në 2013 qe solli në pushtet keta te sotmit te rilindurit mbas në vdekje te perkoheshme.Por megjithate nuk jane te vetmit në kete bote edhe francezet per inati te Sarkozise votuan Holande dhe franca humbi shume kohe para fuqi dhe nje gje tjeter qe eshte shume e rendesishme kulturen e te votuarit gje per te cilin franca do ta paguaj shume shtrenjte me ardhjen e Lepin në pushtet .Qe te flasim per problemin tone edhe ne votuam per inati te Saliut(malokut)por nuk menduam aspak per zevendesin e tije sollem nje qelbesire qe te na udheheqi por gabuam shume rende siç thote edhe vete nuk keni pare asgje akoma e keqja i ka shtrire tentakulat aq thelle sa eshte shume e veshtire qe te japim nje difinicion rreal te pasojave qe do te vine . Po ju flas per pasojat në ekonomi në arsim kulture dhe ajo qe eshte shume e rendesishme qe pak vete flasin (kam parasyshe intelektualet si pjesa me e shendoshe e nje shoqerie)nje perfaqesimi aspak denjitos i perfaqesuesit te shtetit në qarqet e rangut te larte.Sot si asnjehere tjeter quhemi rendomte shtet mafioz nje shtet qe pefaqesohet me nje delinkuent arrogant megaloman ta themi me gojen plot dhe pa ndroje kriminel (kam parasyshe parlamentin shqipetare sot qe vetem nje i tille eshte në gjendje ta beje kete qe ka bere)pra te inkriminosh nje popull te tere kjo eshte nje nga gjerat me dramatike qe ka ndodhur .Po te flasim per rendin eshte si mos me keq policia e lidhur me kriminelet i mbron ato e jane në sherbim te tyre ekonomia me mire mos ti hyje kesaj teme se do te duhet shume kohe ,mjeksia ishte shume keq eshte bere e pa rregullueshme shkaterrimi perfundimtare.Per ta mbyllur do te thosha vetem nje gje qe edhe Servatesi do te ishte shume gjeloz perballe kryeministrit tone me delirin e tij ja ka kaluar edhe don Kishotit

E4X20/02/2017 15:03

Krasasi tp. Me pelqu komenti yt. Eshte ajo qe imagjinonim kur i binin me polici Lazaratit. Dyshonim se pse qe ai zell i tepruar e qeverise per te crrenjosur monopolin apo dukurine. U deshen tri vjet te provohesh e verteta e trishtuar. Shqiptaret kuptuan se te ndiqje rruge te ndershme ekonimie ishte e pamundur sepse bota e zhvilluar ishte vite drite para nesh me ekonomi.
Ndaj u shpik ideja e kriminalizimit total kombetar.
Dhe ja ku mberritem.
Sic duket, pengese e Hashashizimit ne te ardhmen mbetej i stitucioni i Gjykat Prikurorise. Kjo hallke nuk ishte nen kontroll te bandes qe quhet qeveri. Ndaj u shpik dhe Vettingu. Te pastrohej rruga. Te mos paguhej harrac tek gjykat prokuroria por fitimi te mbetej bruto.
Sa mjerane....
Ku e kemi fundin thuaj...
Mjere femijet tane ne cfare atdheu do jetojne.....????

Qytetar20/02/2017 14:58

Pak me lart ka bere pyetje nje rilindas se ça lidhje ka kanabisi me zgjedhjet ka lidhje o rilindas i shkerdhyme se me fitimet e droges blehen votat prandaj duhet qeveri teknike pa drogemene , i pa gjithe populli ne diber sa te lira ishin si breket e Shukriut me brime ??????

Tirana20/02/2017 14:33

Z.Bejtja !
Sot ne mengjes po mendoja se ku kishte humbur Bejtja , pas daljes se Shkullakut mbreme ne çadren e opozites ne bulevard ...???!!!
Ju falenderoj shume per kete analize ; duke e vleresuar ate si nje nga me te mirat e shkruara ne gazetarine shqiptare qe nga viti 1991 .

Shoku " Shpati " 20/02/2017 14:15

O z. Rama ! Po pse vazhdoni te ligjeroni paligjshmerine ! Po ne europe japin doreheqje ministra e kryeministra ketu u dashka te ngrihet gjysma e popullsise qe nje minister te jape doreheqjen . Po instaloni kulturen e bashkefajesise . Po u dorehoq Tahiri kjo nuk eshte dobesi per ju e kunderta eshte . Ti e di !

genti20/02/2017 14:08

C'lidhje ka kanabisi i kapur me sigurine e zgjedhjeve?????

Rabbi Yehudai 20/02/2017 14:08

Ah, cfare shkrim i sakte, i goditur dhe ndricues. Ah, te lumte goja, te lumte mendja o Andi Bejte. S,kam c.te shtoj a diskutoj. I ke renditur kaq bukur sikur i ke qendis fjalet. Hallall te qofte

Edi rama20/02/2017 14:03

E ke qajt!

krasasi tp20/02/2017 13:54

"Fakti eshte brenda".Kanabizimi i vendit ka qene nje projekt qeveritar, per te permiresuar gjendjen ekonomike te sa me shume qytetareve.Kuptohet qe ne kushtet e ketij sistemi qeverises dikush do merte nje thele dhe dikush do merte 1/2 e vicit e me radhe sekush pjesen.Kriminalizimi qe do shoqeronte gjithe kete proces dihej nga mazhoranca.Pikerisht strukturat qe investojne por edhe finalizojne krejt produktin marin pjesen e luanit.Sigurisht qe qeverija ka menduar se te gjithe te perfshiret, kush me shume e kush me pak, do ja shperblejne qeverise ne zgjedhjet e ardheshme me vota qytetaret e thjesht, me thase me vota sigurisht shefat.Rezultati i ardhshem ne zgjedhje do jete nje tregues se sa "falenderues"do jene perfitusit nga kanabizimi.Nje Minister i Brendshem normalisht e ka per "detyre" te zbatoje deri ne fund detyren qe eshte "korr, shi dhe magazino pa firo".Nje ministeri qe ka pas detyre specifike ne kanabizim dhe qe drejton edhe PS e Tiranes ku dalin1/3 e deputeteve te parlamentit dhe mbikqyr zgjedhjet e lira e te ndershme nuk mund ti besohet.Por analizuar ne teresi qeverisjen kanabizimi eshte njera ane e medaljes.Koncensionet korruptive, tenderat korruptiv, korrupsioni, zhvatja e fondeve publike qe sjellin aktet e mesiperme e shtojne dyshimin se kjo qeveri mund te beje zgedhje te lira.Per sa pershkova me siper, me dashje a pa dashje, eshte krijuar infrastruktura kriminale e cila qendron me larte, eshte me e sofistikuar dhe me e interesuar per mos te pas ndryshime ne qeverisjen e ardheshme, se cdo strukture legale e angazhuar per zgjedhje te lira,qofte sikur z.Rama dhe krejt mazhoranca te kalonte ylberin.

tea20/02/2017 13:53

kur flet ti o Bejte e vulos.. ik bej ndonje bejte me mire ha ha

Bobi20/02/2017 13:52

Shume e sakte Dhe Nuk ka nevoje per komente . Nuk mendojme qe qeverite e meparshme kan bere mrekullira por Edhe ne burg ste fuste per hicgje, jan mbushur burgjet me njerez te pafajshem, ekonomia eshte me Keq se asnjehere , largimi nga ai vend eshte bere fenomen epo te pakten ne kohen e Pd keto skan qene ndonjehere . Duhet ti jepet nje shance pa diskutim Liderit Basha edhe Pse vete Nuk Jam me Pd por kjo sdo te thote qe ne duhet te vuajme per arrogancen e Ps . Njerzit Jane lene ne harrese. Turp Turp . Nje ore e me pare rente ajo qeveri e neveritshme.

Shto koment

Denonco