Bytha juj

Bytha juj

Nga Edison Ypi - 08/01/2017

Bytha juj hante nat' për nat' përshesh me kos. U bo bytha juj me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.

Bytha juj e mbyllte shtëpinë me një bravë që hapej me një cop tel se brenda s'kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga çdo vend i botës ku bytha juj ka vajt për biznes ose për qef.

Bytha juj kishte vetëm fotografinë e pasaportës që ja kishte bërë policia. Tani bytha juj i bën vetes gjithato selfie. 

Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani bën promuovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra që s'lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.

Bythën e juj e digjte behari, e kallkanoste dimri. Tani bytha juj ka instalu ngrohës korenti në banjë mos me u plevitos, dhe kondicioner në garazh.

Bytha juj mezi arrinte me tren për dhjetë orë në Pogradec. U bë bytha juj me i ra kryq e tërthor botës ku t'i doj bytha byths tuj.

Bytha juj ishit ngordhalaqa. Tani bytha juj jeni barkderra që po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që nuk arrinte kurrë në Elbasan sepse te Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.

Bytha juj dergjej nëpër shtëpi si furriqe pulash që bythës juj i dukeshin të mëdhaja sepse bytha juj s'kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila në Itali, Francë, Angli, Amerikë.

Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqint frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.

Bytha juj kishit nëpër shtëpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru natën gjyshen me gruan. Por bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me kanaçe pranë furnellës me vajguri ku zjente grosha në tenxhere pa kapak. Tani bytha juj lahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j'u do bytha juj. 

Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s'qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve nga 15 vende latino amerikane.

Bythës tuj s'i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione pluralizmi dhe qytetarie.

Spektaklet televizive kanë ca rregulla. Bytha juj s'pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk merret vesh ku fillon bytha e ku mbaron cica, ku ka ikur leshi e ku është fshehur breka.

Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj shitsja spiune që të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen dhe blen edhe fijen e qimes së leshit të bythës së gjyshes së pellazgut i cili para mijëra vjetësh shpiku pluralizmin, institucionet, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera që sot i gëzon bota dhe bytha juj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Suzi10/01/2017 19:47

Asgje ne Shqiperi deri tani nuk eshte ndertuar me djerse dhe me ndershmeri ! Vendi u la i shkatrruar bankat bosh mbas 90 . Prandaj lind pyetja nga i moren keto te ardhura , kush ja u la gjithe keto pasuri ???!!!

diana10/01/2017 19:47

Si gjithmone shkrimet e Ypit godasin.

luli10/01/2017 16:14

Cfar te keqe ka, o zmirziu goje-shthturur,Yp-i qe shqiptaret te gezojne te mirat e kesaj bote,nese i sigurojne ato ne rruge te ndershme.Nese e ke fjalen per te pandershmit,merru me ta dhe mos i fut te gjithe ne nje thes!U bo bytha jote!

aqifi09/01/2017 11:59

nejse mo ky "pluralizmi socialo-koperativist" e paskish aksin kryesor te bazuar te BYTHA .... nga bordellot e burrave Brazil, mjaftistat 99 etj etj etj etj ...........

ndricimi08/01/2017 21:59

Edison Ypi ke sh. te drejte ...u bo bytha e butheceve qe skishin breke ne bythe....

ceni prej tirane08/01/2017 21:39

bravo z ypi te tille gazetar si ju jan per tu respektuar

Nuk-Nuku08/01/2017 21:36

Z apo ZJ.Anisa! Ke dhene nje bravo te drejte.Ne fakt eshte nje autotallje me vehten tone se çfare njerzish jemi.Nje i vjeter me tregonte se dikur ne Kine japonezet pushkatonin me qindra kinez.Dhe deri sa tu vinte radha, ata, krejte te qete luanin Cic-Mic(dame me 9 gure)Te them te drejten me vjen keq per ne sepse jo vetem 50 vjet por dhe tani jemi krejt te ngjajshem me ta duke duruar edhe kur na e punojne 100-in
Ne fakt ju kontestoj per hyrjen ne komentin tuaj.Po te thonit Z.E.Ypi apo Z.Eduard do qeshja se e njoh. Eshte i "Cikatun"do i thonin shkoderjanet, por eshte i ndershem.Po ai ka nje vella,zotin Ypi tjeter.Dikur drejtor i bankes tregetare,me vone minister po qe ne 97-ten desh te grabise banken ku me pare ishte drejtor.Fare me pare ka qene ekonomist,Vodhi,hyni ne burg.Shoket e burgut e konsideronin spiun.Mbas
"renies" se komunizmit na u hoq si i perndjekur.Sa Yper ka nuk do thote se meritojne te gjithe"Bravo"!

Me ne fund nje shkrim perfekt z Ypi , qe i kujton 08/01/2017 21:09

e aksionit e fitorjeve te medha e rralleve te bidonave te vajgurit per tu lare ,dhe sot pudrosen xhelatosen depilosen kaperdisen ne studiot televizive si ajka vendit mendimtare,politikane,artiste,e afariste keta jane njeriu i ri komuniste nje Turp

Emil08/01/2017 21:04

Bythës tuj s'i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione pluralizmi dhe qytetarie.

Soni labi08/01/2017 20:29

Je i msdhe por dhe

cekja08/01/2017 19:14

Puna eshte se ne mediat shqiptare nuk ka te tille si Edisoni qe t'ju a trazoje bythen nostalgjikeve te qoftelargut, e ata kujtojne se bytha e tyre keshtu ka qene rehatuar edhe ne ate kohe.

xhevati08/01/2017 17:04

"Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me kanaçe pranë furnellës me vajguri ku zjente grosha në tenxhere pa kapak. " ..........
"Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj shitsja spiune që të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie."

anisa08/01/2017 14:36

Nje bravo për Z. Ypi!

mali08/01/2017 13:47

Ky shkrim duhet lexuar here pas here dhe nga ne qe e jetuam , sepse pervecse kujtohemi po edhe mund te shtojme plot menxyra te tjera . Kurse te rinjve duhet tju dale hashashi i edvin droges , qe te reflektojne pak ! Te lumte pena e kujtimeve !

Nik Peta08/01/2017 13:02

Bytha juaj sic e thote edhe E Ypi do te jete bythe edhe per pak kohe se se shpejti do te jeni pa bythe fare dhe do kerkoni me te madhe bythen tuaj te pare ate qe pershkruan zoti Ypi.

severi08/01/2017 12:49

Shyqyr qe kemi njerez te tille te ditur por dhe trima qe na mbajne shpresen gjalle. Te lumte Dora I ndetuar

Titi08/01/2017 11:44

Te lumte dora dhe mendja Z. Upi ky ka qene dhe eshte sot realiteti i rilindjes

Theodhori Prifti O 08/01/2017 11:03

Oh sa e bukur, ishallah kane aq mend qe ta kuptojne se mesa duket ketu skane me asgje se po te kishin sdo ja u mbante b* ti duronin

Shto koment

Denonco