Manipulimi pervers me pallatin e Bashës

Manipulimi pervers me pallatin e Bashës

Nga Andi Bushati - 15/01/2018

Një fushatë manipuluese e paskrupullt po vazhdon prej disa ditësh, që kur qeveria shqiptare është dënuar nga Gjykata e Strasburgut të paguajë diçka më shumë se 13 milionë euro. Nga njerëzit pranë Ramës dhe nga mediat mbështetëse të tij po krijohet një tymnajë sikur kryeministri i ka lënë vetë t’I rëshkasin këto miliona, sepse ato do të përfitoheshin drejtëpërdrejt nga familjarët e Lulëzim Bashës dhe nga vetë kreu i opozitës.

Në këtë kuadër janë shpeshtuar spekullimet, sikur mbrojtësit e qeverisë shqiptare qenkëshin treguar “të butë” gjatë procesit për prishjen e pallatit të Vlorës në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strazburg, sikur ata janë përpjekur t’i kriojojnë mundësi palës tjetër, sikur e gjitha kjo është pjesë e një marëveshjeje ekonomike ku Lulzim Bashaa ka shitur parimet e opozitarizmit në Shqipëri, për të shikuar interesat e veta financiare.

Kjo paranojë ka shkuar edhe më tej duke manipuluar se Rama i dha familjarëve të Bashës vetëm diçka më pak sesa shuma e Strasburgut ( e pavërtetë sespse shteti nxorri për dëmshpërblim jo me shumë sesa 3.4 milione euro) dhe se ky “deal” u arrit në ditët e marrëveshjes për të dalë nga çadra.

E vërteta është krejt tjetër.

Dhe nxjerrja e saj në dritë nuk ka të bëjë aspak me kreun e opozitës. Me mënyrën si u soll kur ishte një anëtar i qeverisë Berisha, duke lobuar që ai pallat të ngrihej aty ku një mendje normale as nuk mund ta imagjinonte, dhe më pas me mënyrën se si tradhëtoi kauzën e opozitës, për të bërë marrëveshje me Ramën, Lulëzim Basha mund të akuzohet për gjithçka. Ai mund të rrezultojë si i dyshuar, ose si indiferent ndaj interest publik, për shumë nga aktet dhe veprimet e tij.

Por këtu çështja nuk është as tek profili psikologjik i Bashës, as tek leximi i ndërgjegjes së tij dhe as tek interesat monetare të familjes së vet.

Ftesa për t’u marrë me to, në këtë rast është një kurth pervers për të harruar Edi Ramën dhe ndëshikimin e qeverisjes së tij haxhiqamileske nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Sepse ajo që ka zbardhur Strasburgu është shumë më flagrante sesa shpërdorimi i 13 milionë eurove të qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexosh vendimin e kësaj gjykate për të kuptuar dushin e ftohtë që ai i jep metodave banditeske të qeverisjes së Edi Ramës. Aty dënohen ashpër rrethimet policeske të pronave private të qytetarëve. Aty fshikullohet arroganca e shtetit, për të mos përfillur vendimet pezulluese të gjykatave në favor të qytetarëve. Aty demaskohen mënyrat e shpronësimit që përdor qeveria dhe që janë shndërruar në një standart jo ligjor në të gjithë Shqipërinë. Aty argumentohet qëllimi i keq dhe mashtrimi qeveritar që pretendoi fillimisht se pallati ishte i paligjshëm e pastaj tha se ai do të hidhej në erë për t’i lënë vendin ndërtimit të lungomares. Aty vërtetohet se dinamitimi nuk u bë për interes publik, pasi planet dhe projektet për fillimin vepërës së re akoma nuk ishin nisur.

Në një plan më të gjërë, Strasburgu është shprehur edhe për nëpërkëmbjen që u bëhet qytetarëve shqiptarë (të cilëve shteti fillimisht u rëmben pronën, pastaj u thotë “hajd se folim” për dëmshpërblimin) edhe për kapjen nga qeveria të gjykatës së lartë e cila pezullon vendimet për dëmshpërblim që u takojnë banorëve, qofshin këta edhe familjarë të Lulzim Bashës.

Pra, vendimi që ka ardhur nga gjykata e Strasburgut (ai duhet të zbardhet, të përkthehet dhe të lexohet me lupë) është shumë më i rëndë se ato 13 milionë euro që ne duhet të paguajmë. Në thelbin e vent, ai vizaton tabllonë e një shteti bandit, që drejtohet nga një lider arbitrar që ka vendosur vullnetin e vet mbi ligjin.

Dhe në këtë kuptim dëmet e ardhsme pritet të jenë më të mëdha. Shumë shpejt, paratë që do të shkojnë në xhepat e familjarëve të Bashës, do na duken si grimca në raport me ato që pretendon ish bosi i Agon Channel, Francesko Bechetti, bizneset e të cilit u shkatërruan dhe u mbyllën me thirrjet politike të Edi Ramës. Sot shteti shqiptar po luan në gjykatat ndërkombëtare mbijetesën e tij në disa procese që mund t’i kushtojnë atij rreth 2 miliardë euro. Pra shkurt dhe shqip falimentimin e vendit.

Dhe për të shmangur këtë problem akut, shpesh herë të krijuar nga voluntarizmi, arbitrariteti dhe budallallëku grandoman i liderëve, lakejtë provincialë të kryeministrit mundohen t’i hedhin hi syve publikut, duke dashur të mbivendosin thashethemet dhe intrigat lokale, mbi problemet reale.

Kjo po ndodh edhe me procesin e pallatit të Bashës, i cili po shitet si konsekuencë e një pakti politik, ndërkohë që është një krim banditesk i Edi Ramës. /Lapsi.al.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

qytetar16/01/2018 09:59

Është ne stilin e Bushatit që ndonëse i bie me forcë marrëzive të Ramës, e relativizon kritikën ndaj tij qoftë edhe me ndonje fjali të dyshimtë
"Manipulim pervers" më duket edhe titulli i këtij shkrimi.
Mbi çfare faktesh bazohet Bushati se pallati i hedhur në erë nga Rama na qenka "pallati i Bashës" ?
Pikërisht ky ishte qëllimi i veprimit skandaloz të Ramës me ate pallat.
Fillimisht përhapi thashethemin se meqë njeri nga biznesmenët investitorë në ngritjen e ati pallati ishte vjehri i Bashës, të diskretitonte Bashën të cilit nuk ja fali që e rrezoi qetë-qetë nga froni i feudit të Tiranës duke përhapur gënjeshtrën në publik se pallati ishte i Bashës. Asnjë lidhje nuk kishte Basha me ndërtimin e atij pallati, ndonëse u vërtetua se në ate ndërtim me lejen e bashkise socialiste të Vlorës nuk u gjet asnjë shkelje ligjore.

Zana16/01/2018 01:50

keto jane te vertetat e tymnaje per te shuar forcen e opozites ne 27 janar kush do te mbaje pergjegjesi per keto miliona $ te taksapaguesve shqiptare DHe e fundit dua te them eshte ,po qe se opozita edhe kete here nuk e shkund qeverine mashtruese mos te ndihet me dhe le ti behet dyshek te fleje mbi te qeveria mashtruese Fatkeqesi e kombit kjo qeveri Bushat te lumte per kete analize

ERTI16/01/2018 00:07

Shkrim e analize pikante e dekonspiruese te disa opinionisteve pro qeveritarqe me dashje e tinezi, sot kur opozita pergatitet te protestoi per pa drejtesite, per ekonomine, kushtetuten, e shume problemeve qe sot po kemi, alibistet, dallkauket, te shiturit,servilet,,,oktapodete ngjashmerise qeveritare krijojne ne ambjenteshtypi, e televizionesh servile tymin per ta zvogeluar sa ma shume vrullin demokratik te opozites per protesten e ardheshme. Nga se tremben servilet e te shiturit? A do shpifin a po do krijojne ndonje alibi te re>?Mbase i frymezon i marri iqeverise. Kush e di c;do na pjelle.

Sonja 15/01/2018 21:02

Pa asnje presje eshte ashtu si thoni ju Andi. Ne momentin qe humbet nje gjyq, jo vetem qe parat paguhen nga taxapaguesit shqiptar, por kush duhet te dali para gjyqit per ato vendime, urdhera te gabuar qe jane dhene per prishet me dinamit, per nderprerje te kontratave, etj etj qe arrijne ne 2 miliar euro. Pra kush duhet te gjykohet ?
Pastaj persa i perket qe Basha mori 13 milion euro, kjo eshte ashtu si thoni, bile duhet kuptuar qe demshperblimi jepet per te gjitha apartamentet, dyqanet etj qe ka pallati, qe do te thote se qytetaret qe kane blere apartamentet dhe dyqanet, do te marrin demin, dhe sigurisht per ato ambjente te pashitura, demin do ta marrin investitoret.

Shto koment

Denonco