Lu, Edvini, Damiani dhe Beso i Tajvanit…

Lu, Edvini, Damiani dhe Beso i Tajvanit…

Nga SHËNIM - 29/12/2017

Duke parë këtë titull gjithkush do të bënte pyetjen: Çfarë i lidh këta të katërt? Një përgjigje e shpejtë do të ishte: këta të katërt i lidh Tajvani..Sigurisht që do të ishte një përgjigje e gabuar. Këta të katërt i lidh “nafta”… Dikush tjetër do të thoshte, këta të katërt i lidh Rama. Por pas kësaj përgjigjeje do të lindte pyetja; Çfarë lidhje ka Lu me naftën shqiptare? Po me Beson e Tajvanit, çfarë e lidh Lu? Dakord që Rama dhe Damiani lidhen me naftën, po Beso ku hyn në këtë mes? Po Tajvani përse përdoret si “nofkë” për Beson; mos vallë Beso ka lidhje me ishullin e Tajvanit? Dhe më “konspiracionisti” do të lidhte Beson me Lu përmes Tajvanit…E kështu pa fund do të “notonin” në këtë labirint korrupsioni dhe kompromentimesh të gjithë qytetarët duke u përpjekur të gjenin lidhjen mes këtyre personazheve. Po si qëndron e vërteta?

Beso është një “mik” i vjetër i Ramës që nga koha e prishjes së ndërtimeve në parkun e Tiranës, përballë hotel Dajtit, kun ë kohë e komunizimit ishte një qebabtore e vogël të cilët njerzit e kishin pagëzuar “restorant Tajvani” sepse ishte një ndërtesë që i ngjante një ishulli në mes të parkut të Tiranës ku nuk kishte asgje tjetër.

Beso do të kthehej në “sekserin” e Ramës kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës dhe do të ishte “djali që erdhi nga një fshat i humbur i Mallakastrës” për të marrë në menaxhim restorant Tajvanit. Pasi u prishën të gjithë ndërtimet në parkun e vetëm në mes Tiranës, qëndrën e tij e mori Beso, i cili prej asaj kohë njihet si Beso i Tajvanit. Por askush nuk e besonte që Beso ishte pronari i vërtete i restorant Tajvanit, të gjithë pëshpërisnin se Beso është “sekseri” i Ramës dhe Tajvani i përket vetëm Ramës. Në atë kohë Beso ishte marrë edhe me importin e naftës nga Greqia, ndërkohë që raportet e shërbimeve inteligjente (sipas medias) e cilëson një aferë korruptive që lidhej me evazion fiskal dhe thyerjen e embargos për eksportin e naftës në Jugosllavinë e Milloshevicit.

Beso do të ishte gjatë 11 vjetëve te drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Rama, një nga njerzit më të afërt të Ramës; historitë që tregoheshin për lidhjet e tyre korruptive ishin pafund. Madje shkonin që nga darkimet e Ramës te Tajvani, te pjesëmarrja e disa miqve të Ramës në kazinonë e Tajvanit e deri tek caktimi i disa zyrtarëve të lartë në Bashki e madje të ndonjë deputeti. Beso do të ishte edhe financues i rëndësishëm në zgjedhjet e 2009 dhe 2013 dhe i angazhuar intensivisht për të blerë vota e kërcënuar votuesit. Me uljne e Ramës në karrigen e kryeministrit, Beso do të ishte nga të parët që do të humbte postin e “sekserit” të Ramës sepse Rama do të ngrinte një skemë më të sofistikuar korrupsioni dhe Beso i Tajvanit me një prejardhje rurale dhe pa shumë formim nuk i plotësonte kushtet për tu integruar në skemën e sofistikuar. Beso do të spostohej si një limon i shtrydhur. Por Beso do të vazhdonte të mos e pranonte një abandonim të tillë duke gjetur lidhje të tjera korruptive në qeveri dhe vazhduar të punonte në ndërtime në Tiranë dhe në naftë në Ballsh e Fier, duke përdorur paratë e evazionit fiskal për të kompromentuar drejtues të lartë të qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe të Ministrisë që mbulonte çështjet e naftës. Madje sa herë i duhej të zbuste goditjet që i vinin nga e djathta hidhej edhe djathtas duke shpjeguar se origjina e tij politike ishte e djathta. Dhe në këtë mënyrë, Beso i Tajvanit do të notonte herë duke u zhytur e herë duket dalë mbi ujë në tre sektorë, në ndërtimet në Tiranë, me naftën në Fier e Ballsh dhe me kazinonë te Tajvani.

Beso do të angazhohej intensivisht me ARMO pasi të falimentonte Taci Oil dhe të vinin në Shqipëri azerbaxhanasit me të cilin Beso krijoi lidhje. Lidhjet e Besos me naftën në Fier forcohen kur përmes një blerje korruptive nga Reiffaisen Bank, Beso blen me një cmim tre herë më të ulët uzinën e përpunimit të naftës në Fier.

Ku ai përpunonte naftën bruto për të prodhuar solar pa paguar të gjithë taksat dhe më tej këtë solar e përziente me virgine dhe e shiste në treg si naftë. Një pjesë të këtyre fitimeve do të shkonin në xhepat e të gjithë atyre zyrtarëve të lartë që i kishte kompromentuar Beso, ndërkohë që Rama heshte pavarësisht se e kishte të qartë të gjithë skemën.

Pas largimit të azerbaxhanasit nga Ballshi do të futej përsëri në lojë Beso i Tajvanit, këtë rradhë me dijeni/porosi të Damianit dhe Ramës. Që kjo skemë korruptive të maskohej duhet që Besot ë mos dilte vetë në plan të parë.

Prandaj Beso gjeti një spekullant amerikan për gjoja do të investonte në ARMO dhe kështu do të vinte në punë Uzinën e Ballshit, do të paguante pagat edhe të prapambetura të punëtorve të naftës, do të paguante edhe detyrimet e prapambetura edhe ndaj tatimeve edhe ndaj të tretëve. Këtë ide që ishte një mashtrim i ri, do ta paraqiste në Ballsh para punëtorëve vetë Rama me Damian Gjiknurin. E gjithë kjo bëhej për të maskuar prezencën e Besos dhe për të mashtruar punëtorët e Ballshit se tani amerikani Sergent dhe Mustafa Abu-Naba do të shpëtonin uzinën dhe do të paguanin punëtorët. Por në realitet këta dy spekullante nuk investuan asnjë kokërr leku në Ballsh por vetëm morën pjesën e tyre për lojën që luajtën. Kurse Beso që qëndronte pas kësaj afere, prodhonte naftë duke mos paguar as tatimet, as detyrimet e mëparshme ndaj tatimeve e të tretëve, as tërësisht pagat e punonjësve dhe do të shpërndanin në xhepat e Ramës, dhe eventualisht të Damianit e të Arben Ahmetajt të gjithë fitimet që vinin nga evazioni fiskal, që sot llogaritet jo më pak se 60 milion dollarë.

Kjo është ndoshta pas OSSHE afera më e madhe korruptive paratë e së ilës kanë shkuar në xhept e Ramës, Damianit, Ahmetajt dhe Besos pa neglizhuar edhe shumat modeste që mund të kenë përfituar dy “spekullantët” amerikanë që i gjeti Beso dhe që këtë lojë e kishin bërë më parë edhe gjetiu.

Po cili do të ishte roli i Lu në këtë fazë. Lu po ashtu edhe si në rastin e kanabisit nuk tha një gjysëm fjale për dy spekulantët amerikanë ndonëse me shumë gjasa zotëronte informacionin për ata, sidomos për aferat korruotive të njërit prej tyre ndërkohë që bënte presion për reformën në drejtësi në Shqipëri. Po ashtu sipas burimeve të medias thuhet se Lu rezulton i implikuar në cështjen Bankers e cila ishte furniznese me naftë bruto të uzinës së Ballshit, ndërkohë e ARMO i kishte pasur shumë detyrime dhe në kohën e menaxhimit të ARMO nga Beso vecse ishin rritur.

Aktualisht ARMO gjëndet e zhytur në një gropë të madhe detyrimesh, një oejnsë e madhe e të cilave ka shkuar në xhepat e Ramës, Damianit dhe Ahmetajt përmes “sekserit” Beso i Tajvanit i cili në disa raste është fshehur pas emrash të tjerë, të të vëllait apo miqve të tij.

Prokuroria duhet urgjentisht të veprojë sepse kjo grope vetëm do të thellohet. Opozita duhet ngrejë zërin fuqimisht që të mos të perceptohet e implikuar dhe e komprementuar, madje urgjentisht duhet të përgatisë dosjen për tja dorëzuar SPAK-ut dhe BHK sapo ato të ngrihen. Punëtorët duhen mbështetur sepse Rama dhe Beso i Tajvanit po përpiqen të kompromentojë drejtuesit e tyre duke iu paguar pagat dhe dhënë shpërblime. Ndërkohë duhet vënë në dijeni nga opozita edhe FBI për veprimet e dy spekullantëve amerikanë dhe rolin e ambasadorit Lu në këtë aferë. Kushdo që hesht për ketë megaskandal është i kompromentuar.

Syri.net/ 29 dhjetor 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Endri02/01/2018 04:18

Meqe jeni te kjo pike kerkoni pak se pse erdhi Fuga dhe Sinan Idrizi dhe sa u paguan amerikanet qe te dukeshin sikur po merrnin Armon. Dhe nderkohe pyesni pak se pse meqe Sinan Idrizit nuk i jepte vize ambasada Rama ja kerkoi vizen sikur Sinani do ishte pjese e delegacionit shqiptar.

krasasi tp30/12/2017 14:20

Nje fshatar priste lisa ne pyllin e nje kusheriri te tij, pa dijenin dhe lejen e tij. Sapo vuri re qe i kusheriri ju afrua beri dy veprime.E para: lisin e prere e leu me balte qe te dukej si prerje e vjeter dhe se dyti: u ul ne gjunje dhe filloj te falej.Kur kusheriri e pyeti, pse prete lisa ne pyllin tim, ja mohoji .Kur i tha qe pse e leve me dhe lisin e prere , ju pergjigj"kjo sdo me thene gje,une po falem, si thua ti, mund te beje nje besimtar harramlleqe te tilla".Nese kjo qe shtjelloni ju do ishte e vertete,PPP ja(Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme) nuk do thosh bismilahi dhe do fillonte nga A-ja.Perderisa rreth kesaj afere ,(prezumohen) Kryeministri ,ministra dhe Ambasadori Amerikan eshte e qarte qe puna e PPP -se do filloj qe ketu.Por pasi te mbaroji kjo afere e "vogel" 60 milion euro,ju te syri. net do filloni me nje konspiracion tjeter ate qe u perfol ne 21 Janar qe te Taivani kishte nje arsenal armesh.sa te mbaroni me kete mund te filloni tjeter ceshtje "afere"se si u bene pronar pronash besot dhe besot e tjere.Ju, jo me kot ju cilesoji z.President si portalin me te mire.Personalisht ndaj te njejtin vleresim per kete portal,por sigurisht vleresimi nga ana e z.Meta ka dimesion tjeter.Bjeruni me fjale "me sacma derri",majtas dhe djathtas.Fjala na ka ngelur.Ne mos u kujtofshin per ndonji ligj te ri per mediat.

Nebiu30/12/2017 12:45

Nebil ti per iante se sime vjehrre pranon te flesh me mullixhine. Berisha ka shume pergjegjesi per cfare ndodh sot. Por kjo nuk do te thote qe duhet lene Rama te shkaterroje gjithcka. Ti Nebil meqe nuk u bere vete deputet apo ndonje miku tend nuk le vend pa bere komente negative kunder opozites. Ti je gati te shkosh ne Peze me Ramen vetem te nxjerresh inatin me Berishen dhe me Bashen. Kane shume pergjegjesi keta dy te fundit. Nese je i zoti dil dhe drejto nje opozite tjeter dhe permbysi edhe Ramen edhe Bashen se po te flesh me mullixhiun maksimumi do ti besh qejfin bythes tende se femije nuk ben dot..Kaq per te kete rradhe se ne PD te njohin te gjithe!

t30/12/2017 06:17

Bravo syri per kete denoncim, afera duket sterkorruptive dhe veshtire per tu hetuar nga kjo prokurori,

Nebil30/12/2017 04:46

Po kur ishte z. Berisha kryetar qeverie, pra ne tete vjetet e pushtetit te PD, cfare hetime u bene per Beson e Taivanit? Me keto perralla jemi merzitur. Ju lutemi thoni nje te vertete qe te kete dhe zj. Marku me se te merret e te mos merret me make-up e Prokurorise se Pergjitheshme.

Ajo30/12/2017 01:34

Sa me pare duhet njoftuar FBI nese spekullimet me naften jane te verteta. Edhe per aferen Bankers, gjithashtu. Do isha e lumtur qe Lu te largohej nje ore e me pare nga vendi.
Le te merret administrata e Trump dhe FBI me te .

Shto koment

Denonco