FOTO /Shkencëtarët: Mamuthët do të rikthehen në jetë brenda 2 vitesh

FOTO /Shkencëtarët: Mamuthët do të rikthehen në jetë brenda 2 vitesh

20:28, 16/02/2017
A+ Aa A-

Një grup shkencëtarësh ka deklaruar se janë vetëm 2 vite larg nga realizimi i projektit të tyre për të kthyer në jetë një kafshë, e cila është zhdukur rreth 4500 vite më parë.

Krijesa prehistorike mund të rikthehet të ecë mbi tokë pas 4500 vitesh pasi shkencëtarët ia kanë dalë me sukses të bashkojnë gjenet e një elefanti me gjenet e një mamuthi të ngordhur.

Deri më tani ata kanë mundur që të ndërrojnë 45 seksione të ADN-së, prej kohës që projekti ka nisur në vitin 2015.

Dhe shkencëtarët e Harvard tashmë pretendojnë se janë vetëm 2 vite larg nga krijimi i një embrioni hibrid që do të ketë të gjitha karakteristikat e kafshës së lashtë. /tch.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco