Këto biznese ju shndërrojnë në milionerë

Këto biznese ju shndërrojnë në milionerë

19:15, 13/10/2016
A+ Aa A-

Më poshtë do ju rendisim disa prej bizneseve më të suksesshme që ju mund të bëheni shumë shpejt milionerë.

Shërbimet financiare, në rend të parë

BIZNESET SPORTIVE

Sportet ofrojnë mundësi të fitimeve të mëdha në tërë regjionet e botës, duke u bërë kështu biznese tërheqëse dhe fitimprurëse jo vetëm për sportistët të të dy gjinive, por edhe për promovuesit, menaxherët, pronarët e ekipeve, agjencive të basteve, si dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në këtë industri. Pra, sportet mbesin ndër bizneset që ua ofrojnë mundësinë të bëheni milionerë, pa marrë parasysh a luani, apo jo.

BIZNESET E ENERGJISË SË PËRTËRITSHME

Edhe pse karburantet fosile vazhdojnë që ta paraqesin pjesën kryesore në biznesin e energjisë, përdorimi i energjisë së përtëritshme është duke u rritur aq shpejt, saqë së shpejti pritet t'ua kalojë karburanteve fosile për nga dominimi. Energjia e pastër dhe e përtëritshme janë e ardhmja e botës dhe disa sipërmarrës kanë filluar që të korrin fitime të mëdha, duke investuar në këtë fushë.

 BIZNESET E KOMUNIKIMIT

Ka shumë të ngjarë që, të gjithë ata që i njihni, e që kanë më shumë se 15 vjet, posedojnë një celular. Paramendoni sa e tmerrshme do të ishte sikur të gjendeshit në një vend pa valë telefonike, qoftë edhe për vetëm pak ditë. Kjo vartësi nga celularët hapë një treg tepër të madh për biznesin e komunikimit, meqë të gjithë kanë nevojë për të komunikuar. Kompanitë e komunikimit mund të fitojnë pak nga një konsumator i vetëm, por nga të gjithë ata konsumator, gjithsej, ata marrin fitime miliardëshe.

BIZNESET E TRANSPORTIT

Transporti luan një rol me rëndësi në çdo ekonomi, meqë ajo ua mundë- son njerëzve, mallrave dhe shërbimeve që të shkojnë deri te destinacioni i dëshiruar dhe e lehtëson tregtinë. Transporti është pjesë e gati çdo procesi të biznesit, duke e bërë atë tepër të rëndësishëm për ekonominë dhe aktualizimin e biznesit dhe tregtisë. Edhe pse mund të bëheni i pasur duke investuar në çdo formë të transportit, pjesa më e madhe e njerëzve investojnë në transportin ajror, duke e konsideruar atë burim të sigurt të të ardhurave.

BIZNESET BUJQËSORE

Një vend mund të mbijetojë pa disa nga bizneset kryesore të kësaj liste, por asnjë vend nuk mund të mbijetojë pa bujqësi. Bujqësia është burim i ushqimit për një vend dhe, meqë që të gjithë hamë, të paktën, një shujtë në ditë, bujqësia është një biznes me një treg të sigurt, pa marrë parasysh nga jeni. Investimet në bujqësi mund t'ju bëjnë milioner, sidomos nëse përdorni mjetet dhe pajisjet moderne.

BURIMET NATYRORE DHE BIZNESET E MINIERAVE

Me gjasë keni vërejtur se, vendet që eksploatojnë mineralet e tyre dhe pasuritë e tjera natyrore, janë ose tepër të pasura, apo vazhdimisht në luftë. Arsyeja kryesore për këtë është se mineralet janë tepër të çmueshme dhe se kërkesa për to është shumë më e madhe sesa oferta, duke bërë ekstraktimin e xeheve dhe pasurive natyrore një biznes tepër fitimprurës. Edhe pse ky biznes kërkon investime të mëdha, ato në fund e shpaguajnë vetveten.

BIZNESET E KUJDESIT SHËNDETËSOR

Industria e kujdesit shëndetësor është njëri ndër sektorët me rritjen më të madhe në ekonomi, meqë të gjithë njerëzit përkujdesen dhe dëshirojnë që ta kenë një shëndet sa më të mirë. Bizneset në kujdesin shëndetësor përfshijnë spitalet, organizatat e ruajtjes së shëndetit, firmat bioteknologjike, etj. Përpos për shërim, njerëzit kërkojnë ndihmë nga këto biznese edhe për humbje në peshë, për përmirësimin e pamjes së tyre, apo edhe për të jetuar më gjatë.

BIZNESET E PRODHIMTARISË

Shumë njerëz hezitojnë që të fillojnë ndonjë biznes prodhues, meqë mendojnë se duhet të bëjnë investime të mëdha. Por, pa marrë parasysh faktin se, po, nevojitet një kapital fillestar, fitimet që sjellin këto biznese me të vërtetë pronarët e tyre i bëjnë milionerë, apo edhe miliarderë. Bizneset e prodhimtarisë përdorin një kombinim të lëndëve të para, për të dalë me produkte finale, të cilat më pas i shesin me atë çmim që duan.

BIZNESET E NDËRTIMTARISË DHE PATUNDSHMËRISË

Këto biznese janë fitimprurëse, meqë edhe këtu, kërkesa është shumë më e madhe sesa oferta. Edhe pse disa njerëz mund të thonë se këto biznesejanë vetëm për të pasurit, shumë njerëz kanë kaluar nga të qenit mesatar për nga pasuria, në milioner, apo edhe miliarder, falë këtyre bizneseve.

BIZNESET E AKOMODIMIT DHE SHËRBIMEVE USHQIMORE

Të gjithë e dimë se, nevojat kryesore të çdo njeriu, janë ushqimi, strehimi, si dhe veshmbathja, edhe pse kjo listë është duke u zgjeruar, duke përfshirë ngadalë edhe teknologjinë. Një mënyrë për t'u bërë milioner, është duke filluar një biznes i cili plotëson nevojat kryesore njerëzore, gjë që është arsyeja pse bizneset hoteliere dhe të restoranteve kanë fitime aq të mëdha.

BIZNESET E ARGËTIMIT DHE REKREACIONIT

Bizneset e rekreacionit dhe argëtimit ua plotësojnë njerëzve dëshirën dhe nevojën që të pushojnë nga obligimet e përditshme dhe të argëtohen. Rrallëherë njerëzit ankohen rreth kostos të cilën duhet ta paguajnë për një argëtim kualitativ dhe për një rekreacion, gjë që ndikon që shumë njerëz që merren me këto biznese, të bëhen milionerë, apo edhe miliarderë.

EDUKIMI

Dhurata më e mirë që një prind mund t'ia japë fëmijës së tij, është edukimi, meqë edukimi i hap edhe ato dyer, të cilat përndryshe do të ishin të mbyllura për ne. Një shembull i mirë i milionerëve në këtë biznes, janë ligjëruesit dhe profesorët në universitete dhe kolegje, por ata më të pasurit janë pronarët e shkollave private dhe universiteteve e kolegjeve private.

BIZNESET E TEKNOLOGJISË

Kanë kaluar ditët kur mendonim se teknologjia ishte e ardhmja, meqë pa marrë parasysh a duam ta pranojmë, apo jo, teknologjia është e tanishmja. Zor se mundet ndokush nga ne që të kalojë disa orë në ditë, pa ndërvepruar me teknologji, sidomos me atë të llojit të komunikimit. Markat e njohura të teknologjisë së komunikimit, si Google, Apple, Microsoft dhe Amazon, apo ato më pak të njohurat, ofrojnë dëshmi se këtu lindin dhe formohen milionerët dhe miliarderët.

SHITJET ME SHUMICË DHE BIZNESET E MODËS

Gjëja e parë që njerëzit bëjnë kur ta marrin rrogën, është që të blejnë gjëra. Derisa ne blejmë në dyqanet tona të preferuara, ato përfitojnë duke e blerë mallin e tyre me shumicë. Njerëzit të cilët kuptojnë se sa e rëndësishme është shitja e mallrave, bëjnë miliona, të cilët ne të tjerët mundemi vetëm t'i ëndërrojmë. Në këtë mënyrë fiton pjesën më të madhe të parave industria e modës, ku të gjithë ata që janë të përfshirë midis prodhuesit dhe konsumatorit korrin fitime marramendëse.

 BIZNESET E SHËRBIMEVE FINANCIARE

A dëshironi ta dini një mënyrë të sigurt që të bëheni milioner, apo edhe miliarder? Hapeni një bankë. Bizneset e shërbimeve financiare nuk ka dyshim se janë lidere kur flitet për "prodhimin" e milionerëve, apo edhe miliarderëve. Bizneset të cilat ofrojnë shërbime financiare janë bankat, brokerat, kompanitë e financave të konsumatorëve, kompanitë e kartelave të kredive, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco