Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U kap me fara kanabisi në Qafë-Thanë. Lihet e lirë vajza franceze Vajza franceze e liruar nga gjykata

U kap me fara kanabisi në Qafë-Thanë. Lihet e lirë vajza franceze

20:18, 17/07/2017
A+ Aa A-

Rreth një muaj pas arrestimit, vajza franceze e vënë në pranga pasi në çantën e dorës iu  gjetën 117 fara kanabisi, është lënë e lirë.

Mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë të lirë Marion Alain Anastasia Coudair, 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë, kundrejt një garancie monetare.

Marion Anastasia Coudair, 21 vjeç, u arrestua në pikëkalimin kufitar të Qafë-Thanës më 14 qershor. Ajo mbante në çantën e saj të shpinës një sasi prej 117 farash kanabisi.

Gjykata vendosi për të më 18 qershor masën arrest me burg për 30 ditë, ndërsa vetë francezja pohoi që farat i ka blerë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri me mendimin se ishin për konsum si fara të thata dhe se nuk ishte në dijeni të faktit se ishin fara të një bime narkotike.

Image

Prokurorja ka pretenduar se Coudair dyshohet të ketë konsumuar elementë të veprës penale të “trafikimit të narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara Coudair është ndaluar, teksa po dilte nga Shqipëria në bordin e një mjeti “Mercedes Benz” të drejtuar nga shqiptari M.Sh..

Në të njëjtin mjet ishte edhe një shtetas ukrainas, me të cilin ishte takuar rastësisht në të njëjtën ditë. Drejtuesit i mjetit M.Sh. ka pohuar se ata i kishin bërë autostop pak kilometra larg doganës. Ai i ka marrë ata në automjet, por nuk ka mundur të komunikojë me ta, pasi ai nuk di asnjë gjuhë të huaj. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjykata caktoi masën “arrest në burg” me afat 30-ditor për francezen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco