Përdhunohet një vajzë në Durrës

Përdhunohet një vajzë në Durrës

11:30, 26/02/2017
A+ Aa A-

Një vajzë e re është përdhunuar pak ditë më parë në Durrës, ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj një të riu, i cili është arratisur ndërsa policia po e kërkon për ta arrestuar.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e 28-vjeçarit me inicialet V. B., banues në Sukth i Ri, Durrës.

Një ditë më parë në orën 19:00, ka bërë kallëzim 18-vjeçarja me inicialet E. C., banuese në Sukth i Ri, Durrës, se dy ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me  dhunë me të.

Pas marrjes së denoncimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco