Sulmoi fizikisht Kreshnik Spahiun/ Protestuesit i japin mësim të dërguarit të Ballës

Sulmoi fizikisht Kreshnik Spahiun/ Protestuesit i japin mësim të dërguarit të Ballës

21:50, 25/02/2017
A+ Aa A-

Flamur Pirraçi është personi që u shoqërua nga policia e Tiranës pasi goditi me grusht kryetarin e AK Kreshnik Spahiu.

Incidenti ndodhi në çadrën e protestës së opozitës në bulevardin përballë godinës së Kryeministrisë.

Pasi qëlloi me grusht Spahiun, protestuesit dhe mbështetësit e Aleancës Kuqezi sulmuan 34-vjeçarin duke e goditur në fytyrë. Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e para të shoqërimit nga policia të Flamur Pirraçit, të cilit i duken goditjet në fytyrë.

I pyetur nga mediat pas ngjarjes, Kreshnik Spahiu deklaroi se autorin e kishin e parë me Taulant Ballën në një lokal pranë RTSH-së.

Ndërkohë, kreu i AK-së tha gjithashtu se kanë qenë edhe dy persona të tjerë që e goditën, por u larguan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    lali26/02/2017 08:24

    epo si kompensim simpatizanet e AK duhet ta respektojne Taulant Ballen..qe te rrije per qef 30 dite ne spital

    Alqaba26/02/2017 01:44

    Poshtë ky sistem i fëlliqur i rilindjes marksiste!

    Librazhdi25/02/2017 23:44

    Ky eshte nje nga ata qe prejn dru neper pyjet e librazhdit...bo dhe si i fort...bashke me ate dobicin e taulantit balles

    Daj Jaku25/02/2017 23:29

    I nderuar Shkodran.Kur të shporret ky soj sorollopi që ti përmend,ambasada USA do jetë amerikane e nuk do ti pranojë.Do ti mbetet vetëm ambasada Kolumbisë ose Koreja e Veriut.

    liman krasniqi25/02/2017 22:51

    Kjo eshte fare e keqe e bllokmenve ne krye me Ramen .Qonu e zhdukni kete fare te keqe.

    I deleguari25/02/2017 22:39

    Varjant i permiresuar i 21 janarit !

    loku25/02/2017 22:26

    Mesimi duhet ti jepet ne rradhe te pare Rames dhe Balles se bashku. Ky opopull duhet te ngrihet kunder ngrehinave te fundit te komunizmit.

    Shkodran25/02/2017 21:59

    Un i rekomandoj ketij fshatarit te librazhdit qe kir rilindja e tij te humbi ky me gjith soj e sorollopin e tij ben mire te kerkoj strehim politik tek.ambasada amerikane

    Shto koment

    Denonco