Pas ‘arrestimit’ në stadiumin San Siro, Lorik Cana i ‘sfidon’ të gjithë bashkë me Shpend Ahmetin

Pas ‘arrestimit’ në stadiumin San Siro, Lorik Cana i ‘sfidon’ të gjithë bashkë me Shpend Ahmetin

18:53, 18/08/2017
A+ Aa A-

Shumë zhurmë është zgjuar mbrëmë (e enjte) për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të cilin u tha se “u arrestua” në San Siro, pasi kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen KF Shkëndija – Milan.

Megjithatë, gjithçka duket të ketë qenë një ngatërresë e emrit, dhe si shkas Ahmeti është vonuar në ndjekjen e ndeshjes.

Një ditë më pas, ai ka vendosur të publikojë në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet krah futbollistit të njohur, ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

“Na ‘esktraduan'”, shkruan Shpend Ahmeti me satirë në mbishkrimin e fotografisë, duke ironizuar me lajmet e mbrëmshme rreth “arrestimit” të tij.

Image

Vetëm pak çaste më vonë, edhe Lorik Cana ka publikuar një ‘selfie’ me kryetarin e Prishtinës, teksa në mbishkrimin e fotografisë e ka krahasuar atë me aktorin e njohur amerikan, Tom Hanks.

Mesa duket ata të dy kanë kaluar çaste të këndshme bisede dhe humori nën shoqëri të njëri-tjetrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco