Një dasmë tjetër madhështore, moderatori shqiptar martohet në tetor

Një dasmë tjetër madhështore, moderatori shqiptar martohet në tetor

13:41, 16/08/2017
A+ Aa A-

Disa nga çiftet e njohura shqiptare e kanë arritur pikën e maturimit të historisë së tyre të dashurisë pikërisht në këto muaj. Ata kanë vendosur të organizojnë një dasmë gjigante për të jetuar më pas si burrë e grua.

Sigurisht dasmat e tyre, pavarësisht dëshirës për privatësi, kthehen në një spektakël martesor për publikun, i cili i shënon në mendje dasmat VIP si një aktivitet për t'u ndjekur, i sigurt që do të dhurojë shumë argëtim dhe emocione.

Dhe pas dasmës së Turit dhe Orindës, në pritje të dasmës së Xhensilës dhe Besit dhe Marinës dhe Getoarit, prive.al ka zbuluar që këtë periudhë do të martohet edhe gazetari nga Kosova Labinot Gashi me të fejuarën  e tij, Qëndresën.

Ata do të martohen më 21 tetor dhe kanë zgjedhur një lokal në periferi të një prej qyteteve më të bukura të Kosovës, Prizren.

E paskan të garantuar dekorin mahnitës për dasmën e tyre në një sipërfaqe shumë të gjerë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco