Marsela Çibukaj rrëfen ‘mëkatet’, nuk do ta besoni si i justifikon më pas!

Marsela Çibukaj rrëfen ‘mëkatet’, nuk do ta besoni si i justifikon më pas!

17:27, 21/11/2017
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “Pasditja ime me Erjona Rusin” për të treguar një anë tërësisht tjetër të profesionit të saj ka qenë këngëtarja Marsela Çibukaj, e cila ka treguar se di të gatuajë shumë mirë.

Gjatë intervistës ajo zbuloi se ndjen shumë mall për kohën në Itali kur jetonte me familjarët e saj. “Më mungojnë shumë përkëdheljet nga ana e prindërve.

Familja është gjëja më e shtrenjtë. Ndoshta edhe çështja e detajeve shijes apo ndërthurja e një shije me një shije tjetër janë padyshim shenja të pranisë së tyre. Pas një jave ma aktivitet në Tiranën e zhurmshme më mungon  ajo e dielë ku mblidheshim familjarisht, të katërt në tryeze padyshim më mungon shumë edhe kur mami gatuan,”-përfundon Marsela.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ndryshe ajo ka treguar se pika e saj e dobët në ushqim janë pikërisht ëmbëlsirat, pot ajo e gjen gjithnjë mënyrën për t’ u justifikuar kur i shijon.

“I shijoj shumë ushqimet sidomos ëmbëlsirat dhe justifikohen duke arsyetuar se çokollata më bën mirë për qetësinë e mendjes, qetësinë e nervave dhe realisht më ka rezultuar e tillë, jam dinake di si ta justifikoj veten,”-përfundon këngëtarja e njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco