Beteja për audiencë/ Ermal Mamaqi ‘thumbon’ Luana Vjollcën: Shikoni çfarë i shkruan

Beteja për audiencë/ Ermal Mamaqi ‘thumbon’ Luana Vjollcën: Shikoni çfarë i shkruan

12:29, 19/11/2017

Pas ironisë në emisionin “Xing me Ermalin” i transmetuar mbrëmjen e djeshme në Tv Klan, Ermal Mamaqi ‘thumbon’ sërish Luana Vjollcën.

Në skeçin e djeshëm me Bleona Qeretin, e cila ishte e ftuara në emision, Mamaqi në rolin e një recepsionisti hoteli i thotë këngëtares: Shko te Luana, ajo thyen rekorde.

Kujtojmë se pas puntatës së parë të “Shikoni kush Luan”, Top Channel ka publikuar një lajm se show i drejtuar nga Luana Vjollca kishte thyer rekord audience. Emisioni i Lunës transmetohet në të njëjtën kohë me atë të Ermal Mamaqit dhe dy prezantuesit luftojnë për audiencë.

Image

Sërish sot, humoristi Mamaqi thumbon Luanën me një postim në Facebook. Teksa shpërndan videon e skeçit me Bleonën, ai shkruan: Luana Vjollca jemi sërish shokë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment