VIDEO/ Katastrofa në Meksikë, pamjet e tmerrit nga tërmeti

VIDEO/ Katastrofa në Meksikë, pamjet e tmerrit nga tërmeti

17:49, 20/09/2017
A+ Aa A-

Më shumë se 200 persona mbetën të vdekur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Meksikën Qendrore së fundmi.

Me dhjetëra ndërtesa u shembën në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudës 7.1 të shkallës Rihter, madje u shemb edhe një shkollë, ku humbën jetën të paktën 20 fëmijë.

Një turist amerikan ka filmuar momentet e tmerrit në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në kryeqytetin meksikan.

Një numër i madh turistësh ishin mbi varka në momentet e tërmetit. Një prej tyre dëgjohet teksa thotë se nuk është një ide e mirë të jesh në varkë në atë moment, por për ta rezultoi vendi i duhur pasi mundën t’i shpëtojnë tërmetit që i mori jetën mbi 200 personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco