VIDEO-LIVE/ Uragani ‘Maria’ zbarkon furishëm në Porto Riko

VIDEO-LIVE/ Uragani ‘Maria’ zbarkon furishëm në Porto Riko

13:23, 20/09/2017
A+ Aa A-

Uragani Maria, njw stuhi shkatërruese që ka goditur Karaibet ka zbarkuar furishëm në Porto Riko.

Qendra amerikane e Uraganve njoftoi se ‘Maria’ mbërriti në Yabucoa në lindje të ishullit, me erëra tw fuqishme deri nw 250 km / h.

Guvernatori i Porto Rikos i ka kërkuar 3.5 milionë banorëve të territorit amerikan të gjejnë strehim tani që stuhia po afrohet. Zyrtarët atje druhen se mbetjet e lëna më herët nga Irma mund të kthehen tani në një element tejet të rrezikshëm nga erërat e forta të Marias. 

Ka gjithashtu shqetësime se reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta stuhia parashikohet të ngrejë dallgë deri në 3 metra të larta. Porto Riko ka qenë një parajsë e mbrojtur për njerëzit që i janë larguar këto javët e fundit ishujve të tjerë të shkatërruar të Karaibeve, por tani, edhe ai vetë është në rrugën e një tjetër stuhie shkatërrimtare. 

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjensinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit. Një tjetër stuhi, stuhia tropikale Lee, po pason nga lindja urganin Maria, por nuk parashikohet nga metereologët që t’i afrohet Karaibeve./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco