'Maria' shkatërron Dominikun, kryeministri në ‘mëshirë të fatit’, shpëtohet në momentin e fundit

'Maria' shkatërron Dominikun, kryeministri në ‘mëshirë të fatit’, shpëtohet në momentin e fundit

08:21, 19/09/2017
A+ Aa A-

Dominiku ka pësuar "dëme kolosale” nga uragani Maria. 
Lajmi është bërë i ditur nga vetë  kryeministri i vendit  Roosevelt Skerrit, në një postim në Facebook.
Uragani u përforcua në një stuhi të kategorisë së pestë , e konsideruar si "potencialisht katastrofike", përpara se të zbarkonte në ishullin e Karaibeve.
Më parë  Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta ku tregonte se çatia e shtëpisë, u ‘shqye’ brenda disa minutash , duke thënë se ai ishte "në mëshirën e plotë të stuhisë".
"Frika ime më e madhe është të zgjohem me lajme për plagosje të mëdha dhe për vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shira të vazhdueshme", shkroi ai  pak  pasi u shpëtua nga forcat emergjente./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco