‘Irma’ lë 63 të vdekur, banorët rikthehen në shtëpitë e shkatërruara

‘Irma’ lë 63 të vdekur, banorët rikthehen në shtëpitë e shkatërruara

10:03, 14/09/2017

Evakuimet pas uraganit Irma po kthehen në skena katastrofike, ndërkohë që çereku i shtëpive në Florida mësohet se është shkatërruar.

Të paktën 23 persona në Shtetet e Bashkuara dhe 40 të tjerë në ishujt e Karaibeve kanë mbetur viktima të uraganit duke e çuar bilancin e vdekjeve deri më tani në 63.

Së fundmi, autoritetet konfirmuan se pesë viktima u gjetën në një azil pleqsh, për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Rreth 90,000 banorë që po rikthehen në Florida Keys dhe Miami Beach janë paralajmëruar për mungesën e shumë shërbimeve, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Ndërkohë, rreth 6.9 milionë shtëpi në Florida, Xhorxhia, Karolinën Veriore dhe Jugore dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit po lëvizin nëpër zonat e prekura për të shpërndarë furnizime emergjente me ujë dhe ushqim

Presidenti Donald Trump do të vizitojë Florida të enjten për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani i fuqishëm.

"BBC"raporton se ky do të  jetë udhëtimi i tretë i Presidentit Trump për shkak të uraganeve, brenda këtyre dy javëve.

Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhimin e Emergjencave tha se një në katër shtëpi në Florida Keys është shkatërruar nga Irma, ndërsa 60 përqind e shtëpive në këtë grup ishujsh kanë pësuar dëme.

Po ashtu llogaritet se 13 milionë banorë të Floridas mbeten pa energji elektrike./SYRI.net/

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment