Pentagoni kërkon patrullim më të shpeshtë në Detin e Kinës Jugore

Pentagoni kërkon patrullim më të shpeshtë në Detin e Kinës Jugore

14:31, 02/09/2017
A+ Aa A-

Pentagoni kërkon të kryejë më shpesh patrullimet në Detin e Kinës Jugore, dy apo tre herë në muaj, për të konfirmuar lirinë e navigimit në këto ujëra të pretenduara nga Pekini, njoftoi sot “Wall Street Journal”.

Sipas të përditshmes amerikane, objektivi është miratimi i një qëndrimi më konstant ndaj pretendimeve kineze në vend ndjekjes së qasjes, hap pas hapi, të administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Duke refuzuar për të saktësuar se kur dhe ku do të zhvillohen këto patrullime të reja, zyrtarët amerikanë të cituar nga e përditshmja kanë theksuar se komanda e Paqësorit kërkon dy apo tre operacione të “lirisë së navigimit” mujore gjatë muajve të ardhshëm.

Këto patrullime përfshijë avionë luftarakë si dhe luftanije, sipas të përditshmes.

Që prej marrjes së funksionit nga presidenti amerikan, Donald Trump në muajin janar, tre operacione të “lirisë së navigimit” janë zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco