Trump dhuron 1 mln $ nga pasuria personale për të prekurit nga uragani

Trump dhuron 1 mln $ nga pasuria personale për të prekurit nga uragani

11:23, 02/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të dhurojë 1 milion dollarë, nga pasuria e tij, në ndihmë të  prekurve nga përmbytjet në Teksas dhe Luiziana pas rrënimit që solli uragani Harvey.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë ditën e enjte.

“Ai ka premtuar, me krenari, 1 milion dollarë nga pasuria e tij personale, për të ndihmuar njerëzit e Teksasit dhe Luizianës”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për gazetarët.

Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar nëse paratë do të vinin nga Presidenti Trump apo nga fondacioni i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco