Shpërthim dhe zjarr i madh pranë aeroportit Southend në Britani

Shpërthim dhe zjarr i madh pranë aeroportit Southend në Britani

13:16, 16/08/2017
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë pranë aeroportit Southend në Britaninë e Madhe në një hangar avionësh dhe një dëshmitar foli për “shpërthim", njofton The Sun, përcjell Syri.net.

Fotografitë tregojnë fasha të trasha tymi gri që ngrihen sipër aeroportit pas flakëve që shpërthyen rreth orës 10:40.

Zjarrfikësit u njoftuan për të shuar zjarrin në hangarin e avionëve. Mendohet se brenda tij nuk ka pasur avionë në momentin e shpërthimit.  

Zjarrfikësit po përdorin një platformë ajrore shkallësh për të hedhur ujë nga lart.

Një zëdhënëse e aeroportit Southend tha se “zjarrfikësit janë duke u marrë ende me incidentin në hangar në anën veriore të fushës ndërkohë që aeroporti është i hapur dhe funksionon normalisht."/The Sun/Syri.net 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco