Çfarë po ndodh në Shtëpinë e Bardhë?! Plas lufta politike në rrethin e ngushtë të Trump

Çfarë po ndodh në Shtëpinë e Bardhë?! Plas lufta politike në rrethin e ngushtë të Trump

11:26, 11/08/2017
A+ Aa A-

Revista “Foreign Policy” publikon sot një memo të hartuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare që i është sugjeruar për lexim edhe presidentit Donald Trump. Memoja është hartuar më 17 maj të këtij viti dhe sipas revistës ajo gjeneroi një luftë politike që çoi në largimin nga KSK të një numri të madh zyrtarësh të lartë të lidhur me ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn. Autor i Memos është Rich Higgins, që punonte në zyrën e planifikimit strategjik dhe që u largua së fundmi, raporton Respublika.

Dokumenti ka 7 faqe dhe ai vë në dukje rreziqet që i kanosen Presidentit amerikan. Edhe titulli kërkon të sugjestionojë në këtë drejtim: Presidenti i SHBA dhe lufta politike. Sipas vlerësimeve të bëra aty, Donald Trump është nën një sulm të shumëfishtë pasi ai paraqet një kërcënim për shprehitë kulturore marksiste që dominojnë narativën kulturore aktuale. Të kërcënuar nga Trump sipas Memos janë “shteti i nëndheshëm”, globalistët, bankierët, islamikët dhe republikanët e establishmentit.

Një dokument me elementë të teorive konspirative për të cilin revista komenton se është pjesë e një lufte më të madhe që zhvillohet mes Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, McMaster dhe operativëve të së djathtës ekstreme sipas të cilëve këshilltari në fjalë po minon axhendën e presidentit. McMaster duket se ka nisur një luftë ndaj pjesëtarëve të stafit të KSK-së pas dyshimeve që lindën nga shkrime të një blogeri të djathtë, Mike Cernovich që kishte muaj që sulmonte papushim McMaster.

Ky i fundit u fiksua pas kësaj loje që po i bëhej dhe në korrik kur memoja u zbulua si pjesë e një auditi mbi komunikimet e stafit të këshillit, atij i erdhi rasti në dorë për ta larguar Higgins, një besnik i Michael Flynn, ish-këshilltarit të larguar për shkak të kontakteve me rusët. Pjesë e pastrimit që nisi me Higgins ishte edhe i famshmi i medias amerikane, Ezra Cohen – Watnick, zyrtari kryesor për inteligjecën në KSK  dhe Derek Harvey që përgjigjej për Lindjen e Mesme.

    Komedia vazhdon më pas me faktin se me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ajo së pari u lexua nga djali i Trump që ia tregoi të atit, president i SHBA, i cili e pëlqeu shumë. Duket se Trump ka nevojë të jetojë nën  rrethim edhe pse duhet thënë se armiqtë nuk i ka të pakët. Qesharakja në këtë histori është se presidenti mori vesh shkarkimin e autorit të Memos, Higgnins, nga Sean Hannity, një gazetar dhe drejtues emisioni në Fox News, mik i ngushtë i Trump dhe kjo e tërboi presidentin që kuptoi mesa duket se McMaster kishte menaxhuar pastrimin e shtëpisë për llogari të vet. Po kështu dokumenti sugjeron një vizion mbi politkën, ndërkohë që asocion Vëllazërëinë Myslimane me Bashkimin Europian dhe OKB-në, diçka që i bindet mendimeve të Michael Flyn.

    Dokumenti në vetvete vështirë se mund të kualifikohet objektivisht si material për sigurinë kombëtare përtej aspektit se ide të këtilla po gjejnë vend në tryezën kryesore vendimmarrëse të SHBA. Duket se njerëz shumë pranë presidentit nuk pranojnë më kursin e zhvillimeve kulturore në SHBA, duke instaluar idetë e djathta në zemër të sistemit. Revista shton se McMaster është vetëm në këtë luftë, kundër tij duket të jetë edhe shefi i ri i stafit presidencial, John Kelly, që siç thuhet ka partneritet politik të fshehtë me James Mattis, sekretar i Mbrojtjes. Në këtë lëmsh që prek politkën e Jashtme amerikane kuptohet se njerëz si Rex Tillerson apo Mike Pence kanë pak rol, pasi luftën po e bëjnë njerëz të fushatës së Trump. Mirëpo në një eventualitet të përplasjes, Pence, mund të dalë si alternativë e arsyeshme dhe ai ka nisur të përflitet si zëvendësues i Trump, edhe pse kjo mund të shikohet si diversion.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    d11/08/2017 13:07

    Nga gjithe kjo tollovi intrigash politike, nje gje nuk e mora vesh sakte. Kush po akuzohet ne SHBA per mendesi marksiste ? Qe kjo akuze ti drejtohej z.Trump, kjo do te eshte me qesharakja, pasi ai e ka denuar publikisht afrimin e administrates se mepareshme me diktatoret komuniste kubaneze Kastro e me qendrimin e ashper ndaj diktatorit komunist agresiv te Korese se Veriut , Kim Jong.

    Shto koment

    Denonco