Përmbytje të fuqishme në Japoni, evakuohen 20 mijë banorë

Përmbytje të fuqishme në Japoni, evakuohen 20 mijë banorë

15:17, 24/07/2017
A+ Aa A-

Rreth 500 shtëpi u përmbytën sot në Japoninë veriore të paralajmëruara nga autoritetet se rajoni do të përfshihej nga rreshje të shumta të shiut, përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

“Rreth 21 600 banorë janë urdhëruar që të evakuojnë shtëpitë e tyre në qytetin e Daisen, prefekturë e  Akitës, 470 kilometra në veri të Tokios”, njoftuan zyrtarët lokalë.

Sipas raportimit të prefekturës së Akitës nuk ka patur të plagosur në rajon.

“Dëbora e madhe ka goditur shumë zona të rajonit gjatë fundjavës, duke shkaktuar rrëshqitje dhe përmbytje të tokës bujqësore dhe zonave të banuara”, raportuan zyrtarët.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, gjatë fundjavës, sasia e dëborës ka arritur një trashësi prej 300 milimetra në qytetet e Akitës dhe Yokote.

Në fillim të korrikut, shirat e rrëmbyeshëm përmbytën lumenjtë dhe zonat e banuara duke shkaktuar rrëshqitje të tokës në prefekturën e Oita dhe Fukuoka në ishullin jugor të Kyushu.

Përmbytjet shkaktuan vdekjen e të paktën 35 personave  ndërsa gjashtë të tjerë u shpallën të zhdukur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco