Takim historik mes FARC dhe ish-krerëve ushtarakë

Takim historik mes FARC dhe ish-krerëve ushtarakë

09:04, 24/07/2017
A+ Aa A-

Një takim historik mes liderëve të Forcave revolucionare të armatosura të Kolumbisë (FARC) dhe ish-krerëve paraushtarakë, në luftë prej disa dekadash, u zhvillua për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të paqes mes FARC dhe qeverisë, sipas një deklarate të publikuar dje.

“Të mërkurën 19 korrik, anëtarë të sekretariatit të FRAC dhe ish-komandantëve të forcave të bashkuara për mbrojtjen e Kolumbisë (AUC, federata e grupeve paraushtarake) u takuan në Casa Provincial de los Jesuitas (Shtëpia provinciale e Jezuitëve) në Bogota, të shoqëruar nga prifti jezuit Francisco de Roux”, njoftoi në këtë deklaratë një pjesëmarrës i procesit të paqes, Alvaro Leyva, këshilltar i guerilasve marksistë të FARC gjatë bisedimeve.

Gjatë këtij takimi, që zgjati më shumë se tre orë, kuptimi dhe fusha e veprimit e marrëveshjeve të nënshkruara mes FARC dhe qeverisë më 24 nëntor 2016 ishin në prioritetet, si dhe domosdoshmëria për të siguruar zbatimin e tyre, bën të ditur deklarata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco