Prokurori special për çështjen ruse shqetëson Shtëpinë e Bardhë

Prokurori special për çështjen ruse shqetëson Shtëpinë e Bardhë

08:38, 24/07/2017
A+ Aa A-

 Prej dy muajsh, Robert Mueller, prokurori psecial i ngarkuar në hetimin për lidhje të mundshme mes Rusisë dhe stafit të fushatës së Trumpit, po punon në mënyrë mjaft diskrete, në një ndërtese qeveritare në qendër të Uashingtonit.

Edhe pse pa thënë asnjë fjalë, ish-drejtori i FBI-së dhe prokuror me një karrierë të spikatur pa dështime, ka irrituar së tepërmi Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin Donald Trump.

Robert Mueller, 72 vjeç është i rrethuar nga një ekip prej më shumë se 10 hetuesish me përvojë, në mesin e tyre një ekspert i njohur për ndryshimin rrënjësor të dëshmive të dëshmitarëve kundër mafias, një ekspert në pastrimin e parave i cili paditi një miliarder të korruptuar dhe një prej avokatëve më me përvojë të Gjykatës Supreme.

Prej muajit maj këta hetues po marrin në pyetje në mënyrë diskrete dëshmitarë dhe po mbledhin dokumente për të përcaktuar nëse ekzistojnë lidhje për ndërhyrjet e mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe ish-anëtarëve të fushatës elektorale të Donald Trump, si dhe anëtarëve të familjes dhe ndoshta vetë presidentit.

Pasi e ka cilësuar prej muajsh këtë hetim si “qesharak” dhe “informacione të rreme”, Donald Trump kritikoi hapur këtë javë “Bob” Mueller, duke kritikuar vetë ministrin e tij të Drejtësisë, Jeff Sessions, të cilin ai e akuzon për mosveprim në këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco