VIDEO/ Ushtria amerikanë pajis anijet me predhat e jashtëzakonshme

VIDEO/ Ushtria amerikanë pajis anijet me predhat e jashtëzakonshme

11:04, 22/07/2017
A+ Aa A-

Ushtarët amerikanë kanë vendosur të përmirësojë armatimin e anijeve mes frikës se një konflikt i armatosur me Korenë e Veriut mund të shpërthejë nga momenti në moment, raporton gazeta britanike “Daily Star”.

Anijet thuhet se do të jenë të pajisura me "predha HVP", një armë e aftë për të gjuajtur me shpejtësi dhe largësi marramendëse.

Arma e teknologjisë së lartë do të jetë në gjendje të godasë dronët, nëndetëset, raketat dhe objektivat e tjera me rreze të gjatë.

Lajmi vjen pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të "shfarosë pa mëshirë" agresorët pasi SHBA-ja nisi ushtrimet ushtarake në Jug.

Një zëdhënëse e marinës amerikane konfirmoi vendosjen e sistemeve të armëve me shpejtësi të lartë" në anije.

"Përpjekjet e vendosjes së raketave HVP do të rrisin gamën dhe saktësinë e sistemit të armëve në mbështetje  të misionit", u shpreh zëdhënisia./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco