Princi William dhe Kate vizitë zyrtare në Poloni dhe Gjermani

Princi William dhe Kate vizitë zyrtare në Poloni dhe Gjermani

12:52, 17/07/2017
A+ Aa A-

Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate, janë nisur sot në një vizitë pesëditore në Poloni dhe Gjermani së bashku me dy fëmijët e tyre të vegjël.

William dhe Kate të njohur gjithashtu si Duka dhe dukesha e Kembrixhit kanë planifikuar të mbërrijnë në Varshavë në fillim të pasdites, të shoqëruar nga djali i tyre, 3 vjeçar princ George dhe vajza 2 vjeçare, princesha Charlotte.

Kjo është vizita e parë zyrtare e çiftit në Poloni dhe Gjermani”, njoftoi përpara nisjes së tyre, një zëdhënës i pallatit “Kensington Palace”, rezidenca e tyre zyrtare, në Londër.

“Përveç takimit me drejtuesit e bizneseve, me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërinë civile, duka dhe dukesha do t’i japin përparësi edhe takimit me të rinjtë nga të dy vendet, nga sipërmarrësit, te aktivistët e shëndetit mendor dhe talentet e reja të artit dhe muzikës”,  tha zëdhënësi.

Princ George dhe princesha Charlotte pritet të shfaqen në publik në disa prej takimeve të tyre përgjatë javës.

Të hënën, çifti mbretëror do të takohet me liderët polakë në pallatin presidencial përpara se të vizitojnë muzeun “Rising” të Varshavës.

Gjithashtu, nesër ata kanë planifikuar të vizitojnë një kamp përqendrimi nazist në qytetin Gda?sk si edhe të zhvillojnë takime me anëtarët e lëvizjes së Solidaritetit të Polonisë.

“Ata pritet të mbërrijnë në Berlin të mërkurën, rreth mesditës dhe të vizitojnë qytetin e Heidelbergut dhe Hamburgut” njoftoi zëdhënësi i “Kensington Palace”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco