Një sulm i madh kibernetik godet bankat, aeroportet dhe politikanët

Një sulm i madh kibernetik godet bankat, aeroportet dhe politikanët

15:40, 27/06/2017
A+ Aa A-

Banka kombëtare e Ukrainës, kompania shtetërore e energjisë dhe aeroporti më i madh janë ndër objektivat e një sulmi të madh kibernetik që goditi vendin ditën e sotme.

Zëvendëskryeministri Rozenko Pavlo, tha se ai dhe anëtarët e tjerë të kabinetit nuk ishin në gjendje të hynin në kompjuterët e tyre.

Ai postoi një imazh të kompjuterit të tij i cili kishte shfaqur një mesazh që thoshte se një disk "përmbante gabime dhe duhet të përgatitej", duke i kërkuar përdoruesit të bllokonte aksesin.

Imazhet nga kompjuterët e tjerë treguan se bëhej fjalë për një virus, i  cili kërkonte pagesë prej 300 dollarësh në Bitcoin për të lejuar aksesin në skedarët e koduar.

Prodhuesi shtetëror i avionëve  “ Antonov”  ishte ndër kompanitë e goditura, së bashku me distributorin e energjisë shtetërore Ukrenergo, i cili tha se sulmi nuk ndikoi në furnizimin me energji elektrike./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco