Rusi, liderit të opozitës i ndalohet të kandidojë për President Alexei Navalny

Rusi, liderit të opozitës i ndalohet të kandidojë për President

09:04, 24/06/2017
A+ Aa A-

Udhëheqësi opozitar rus, Alexei Navalny, u ndalua zyrtarisht nga kandidimi për president të Rusisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi e shpalli vendimin të premten, duke thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht.

Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai ka udhëhequr protesta masive në rrugë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në dimrin e viteve 2011-2012.

Putin ka të drejtë të garojë për president vitin e ardhshëm, por nuk e ka shpallur ende vendimin./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco