Shërbimi sekret gjerman spiunon Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi sekret gjerman spiunon Shtëpinë e Bardhë

12:58, 22/06/2017
A+ Aa A-

Shërbimi gjerman i inteligjencës (BND) ka spiunuar për një kohë të gjatë zyrtarët dhe kompanitë ameirkane, përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë, shkruan sot gazeta gjermane “Spiegel”.

Gazeta shkruan se ka pasur qasje në dokumentin, i cili tregon se BND ka pasur nje listë prej rreth 4.000 “fjalëve kyçe të përzgjedhura” për mbikëqyrje.

“Shërbimi Federal i Informacionit (BND), i ngarkuar me shërbimin e jashtëm sekret, ka spiunuar në vitet 1998 dhe 2006 disa numra telefoni dhe fakse të brendshme në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan në artikullin e fundit “Der Spiegel” duke cituar dokumente me të cilat ka mundur të konsultohet.

Sipas të përjavshmes, BND disponon një listë prej 4 000 selektuesish (numra telefoni apo faksi, adresa elektronike) duke i mundësuar mbikëqyrjen e objektivave amerikane mes të cilave Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e Shtetit

“Më shumë se 100 ambasada të huaja që ndodhen në Uashingtoni, madje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe zyra amerikane e Lidhjes Arabe janë spiunuar gjithashtu nga BND-ja”, shton e përjavshmja gjermane..

”Agjentët gjermanë kishin vendosur nën mbikëqyrje kompanitë amerikane si ‘Lockheed’, NASA, ojq-në ”Human Rights Watch”, disa universitetet dhe US Air Force, Marinën, Agjencinë Sekrete të Mbrojtjes në Pentagon si dhe shërmbimin sekret ushtarak”, vijon “Der Spiegel”./SYROinet/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/06/2017 22:48

Sigurisht. Merkel ëndërron natën dhe punon ditën për krijimin e Rajhut të IV. Ajo është nxënëse e mirë e STAS - it.

Shto koment

Denonco