Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Makina –bombë shpërthen para bankës, më shumë se 20 të vrarë në Kabul

Makina –bombë shpërthen para bankës, më shumë se 20 të vrarë në Kabul

11:39, 22/06/2017
A+ Aa A-

Një makinë-bombë shpërtheu para një banke në jug të Afganistanit, duke vrarë së paku 20 veta.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Helmand, Omar Zwak, tha se mbi 50 veta të tjerë janë plagosur nga sulmi në kryeqytetin e provincës, Lashkar Gah.

Viktimat përfshijnë civilë, stafin e Bankës së Re dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, shkruan "BBC".

Sulmi u pasua me të shtëna me armë zjarri në drejtim të bankës, tha Mohammad Karim Atal, anëtar i këshillit provincial të Helmandit.

Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët talibanë ose ata të Shtetit Islamik./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco