Sanksionet e reja, zv.ministri rus anulon takimin me amerikanët

Sanksionet e reja, zv.ministri rus anulon takimin me amerikanët

03:40, 22/06/2017
A+ Aa A-

Zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov deklaroi të mërkurën se nuk do të zhvillojë takimin me homologun amerikan Thomas Shannon, për shkak të sanksioneve të reja të vendosura nga Uashingtoni.

Më herët ishte planifikuar që Ryabkov dhe Shannon të diskutonin për marrëdhëniet dypalëshe ditën e premte në Shën Pietërburg, por gjërat ndryshuan pas votimit në Senatin amerikan të sanksioneve të reja. 

“Situata aktuale nuk e mundëson një dialog të tillë, për shkak se nuk ka se për çfarë të dialogohet. Uashingtoni nuk ka ofruar dhe nuk po ofron asgjë në këtë drejtim”, tha Ryabkov në një postim në faqen e Ministrisë së Jashtme ruse. 

Ditën e martë Sekretari amerikan i Thesarit shtoi masa të reja ndëshkuese për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, që prekin 38 individë e subjekte ruse. 

Ryabkov tha se këto masa janë një “dhuratë politike” për presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe synojnë t’u bëjnë qejfin forcave politike anti-ruse në Shtetet e Bashkuara. 

Ai theksoi se çdo përpjekje për të nënshtruar Rusinë do të dështojë dhe se ajo do të përgjigjet me kundërmasa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco