Seriali i njohur parashikoi djegien e kullës së Londrës 24 vite më parë

Seriali i njohur parashikoi djegien e kullës së Londrës 24 vite më parë

09:43, 21/06/2017
A+ Aa A-

Rrethanat tragjike të zjarrit të javës së kaluar në Grenfell Towr në Londrën Jugore ishin parashikuar në një  serial te "House of Cards."

Drama politike e BBC, që filloi më 1990 dhe u transmetua si trilogji serish deri më 1995, ndoqi punët makiaveliane të politikanit nga Partia Konservative, Francis Urquhart.

Bazuar në romanin nga Michael Dobbs, një ish shef stafi i Partisë Konservative, kjo dramë beri që shërbimi Netflix ta riprodhonte  në vitin 2013 duke e transferuar aksionin në Shtëpinë e Bardhë.

Në seritë e dyta më 1993,  Urquhart, tani kryeministër, shkakton zemërim kur ballafaqohet me një zjarr dhe kolapsin e mëpasshëm të Corbusier House, një ndërtese të neglizhuar në Londer.

Armiku i Urquhart nuk është lider i Partisë Laburiste, por Mbreti i ri, i angazhuar politikisht, që është i vendosur që të shfaqet në  vendin e fatkeqësisë që “tengushëllojë njerëzit”, sepse Kryeministri mbetet indiferent dhe i tërhequr.

Fjalët e njërit prej këshilltarëve të mbretit tingëllojnë të ngjashme me ato te tragjedisë në Grenfell Tower, ku arkitektët dhe banorët kishin paralajmëruar se “një fatkeqësi pritej të ndodhte” .

Personazhi thotë që tragjedia “nuk ishte e rëndomtë, jo aq e pashpjegueshme. Këta njerëz janë lënë që të qelben, sepse jane njerëz që nuk mund t’i përballonin banesat e këshillit, njerëz që nuk mund ta përballonin pagesën e faturave të gazit. Corbusier House ishte një katastrofë që po priste të ndodhte, ashtu si zjarri i madh ne Kullen Grenfell./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco