Trump do ndalojë makinat gjermane në SHBA? Juncker hedh poshtë raportet e mediave

Trump do ndalojë makinat gjermane në SHBA? Juncker hedh poshtë raportet e mediave

13:08, 26/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker,  ka hedhur poshtë raportet se Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dënuar në mënyrë agresivve  politikat tregtare të Gjermanisë, gjatë takimit të djeshëm në Bruksel.

Mediat gjermane kanë raportuar se Trump  kishte dënuar politikat e Berlinit si “shumë të këqia” dhe kishte sinjalizuar se  dëshironte ta kufizonte shitjen e makinave gjermanë në Shtetet e Bashkuara.

“Trump nuk më tha se gjermanët po silleshin keq”, tha sot Juncker në Sicili, para fillimit të samitit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë, të njohura G7-ta, dhe ka shtuar se “nuk ishte e vërtetë” se Trump ishte agresiv ndaj Gjermanisë në bisedime./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco