Berlin, Obama lavdëron Merkelin

Berlin, Obama lavdëron Merkelin

14:39, 25/05/2017
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, morën pjesë në një debat publik në Berlin.

Obama tha se Merkel është person që ka bërë “punë të shkëlqyer” dhe po ashtu mbrojti presidencën e tij.

Duke folur për rritjen e nacionalizmit dhe ksenofobisë në botë, Obama i tha turmës se “ne duhet të shtyjmë prapa këto trendenca që mund të shkelin të drejtat e njeriut apo të shtypin demokracinë ose të kufizojnë liritë individuale”.

 Obama gjithashtu foli edhe për nevojën për zhvillim dhe diplomaci, duke i cilësuar si pjesë të politikës së sigurisë kombëtare.

“Ne nuk mund ta izolojmë veten, nuk mund të fshihemi prapa murit”, tha Obama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco