Kamikazi i Mançesterit njihej më parë nga inteligjenca britanike

Kamikazi i Mançesterit njihej më parë nga inteligjenca britanike

11:38, 24/05/2017
A+ Aa A-

Autori i sulmit në Mançester ku u shënuan 22 të vdekur të hënën në mbrëmje ishte i njohur për shërbimet sekrete dhe me shumë gjasa nuk ka vepruar i vetëm, deklaroi sot ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd për BBC.

Kamikazi, Salman Abedi, një shtetas britanik me origjinë libiane nuk ka vepruar krejt i vetëm”, tha Rudd, duke theksuar se sulmi që kishte si shënjestër një koncert pop ishte më i sofistikuar se herët e tjera.

Autori i sulmit i cili u vra në Mançester, Salman Abedi, ishte i njohur për shërbimet e sigurisë, u shpreh sot ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd.

“Është një person që njihej nga shërbimet sekrete”, deklaroi Rudd për BBC në lidhje me autorin e sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco