Sulme kibernetike në mbarë botën, ja çfarë thotë Vladimir Putin

Sulme kibernetike në mbarë botën, ja çfarë thotë Vladimir Putin

12:26, 15/05/2017
A+ Aa A-

Virusi që goditi kompjuterët në të gjithë botën mund të dëmtojë edhe vetë ata që e kanë krijuar, tha Presidenti rus Vladimir Putin në Pekin, duke shtuar se sulmi global duhet të diskutohet në një nivel politik.

“Microsoft e ka bërë të qartë se virusi ka origjinën nga shërbimet e inteligjencës amerikane," theksoi presidenti rus.

Putin shtoi se nisja e viruseve kibernetike mund të dëmtojë edhe vetë ata që i kanë krijuar ato, përfshirë edhe agjensitë amerikane të inteligjencës.

“Vitin e kaluar, Moska propozoi diskutimin e kërcënimeve të sigurisë kibernetike me Uashingtonin me qëllim hartimin e një marrëveshjeje dypalëshe, por për fat të keq, ata e refuzuan propozimin tonë", tha Putin, gjatë një konference me liderin kinez.

Një virus i rrezikshëm është përhapur në mënyrë të papritur rreth e rrotull globit duke vënë në shënjestër 100.000 kompjuterë.

Sipas raporteve mijëra kompjutera nga 99 shtete janë infektuar nga ky virus që bllokon aksesin në kompjuterat me sistem operativ "Windows" ./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco