Partia e Merkel fiton zgjedhjet në një shtet me peshë

Partia e Merkel fiton zgjedhjet në një shtet me peshë

11:18, 15/05/2017
A+ Aa A-

Partia konservatore, Unioni Kristian Demokratik (CDU), i kancelares Angela Merkel, i ka fituar zgjedhjet në shtetin kryesor, North Rhine-Westphalia, kundër rivalëve të qendrës së majtë, që shihen si paralajmërim i disponimit politik para zgjedhjeve kombëtare në muajin shtator.

Rezultatet e para të zgjedhjeve në këtë shtet, të publikuara sot, tregojnë se CDU është e para me 33% të votave të fituara.

Ky shtet me numrin më të madh të banorëve në Gjermani, që paraqet afro 20% të popullatës në gjithë Gjermaninë, është tradicionalisht bazë e fuqishme e Partisë Social Demokrate (SPD).

SPD fitoi 31.2%, që paraqet rënie prej 39.1%, sa kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2012./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco