Dy prodhuesit më të mëdhënj të naftës marrëveshje për reduktimin e saj deri në 2018-ën

Dy prodhuesit më të mëdhënj të naftës marrëveshje për reduktimin e saj deri në 2018-ën

09:41, 15/05/2017
A+ Aa A-

Dy prodhuesit e mëdhenj të naftës, Rusia dhe Arabia Saudite u shprehën sot në një komunikatë të përbashkët në mbështetje të një modifikimi të marrëveshjes për reduktimin e prodhimit deri në mars 2018.

Ky njoftim ndodhi pas një takimi në Pekin mes ministrit rus të Energjisë, Alexandre Novak dhe homologut saudit, Khaled Al-Faleh dhe para një takimi më 25 maj të shteteve anëtare të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC).

Kjo masë do të mundësojë reduktimin e stoqeve të naftës në nivelin e tyre mesatar të pesë viteve të fundit dhe për të nënvizuar vendosmërinë e prodhuesve për të garantuar stabilitet, parashikueshmëri dhe zhvillim afatgjatë të tregut.

Dy ministrat ranë dakord mbi nevojën, për të arritur qëllimin e kërkuar për një strabilizim të tregut, të një ndryshimi të marrëveshjeve për reduktimin e prodhimit për nëntë muaj deri më 31 mars 2018”, theksuan dy ministrat.

“Moska dhe Riadi do të bisedojnë me vendet e tjera prodhuese të naftës para 25 majit për të arritur në një konsensus të plotë, për një zgjatje për nëntë muaj të marrëveshjes për reduktimin e prodhimit”, vijon komunikata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco