'Pallati Hënor 1' - nis eksperimenti kinez i laboratorit hapësinor hënor

'Pallati Hënor 1' - nis eksperimenti kinez i laboratorit hapësinor hënor

07:20, 15/05/2017
A+ Aa A-

Misioni kërkimor njëvjeçar i Kinës për mbështetjen e jetës bio-rigjeneruese filloi të martën në Pekin.

Projekti 'Pallati Hënor 365' përfshin 8 studentë pasuniversitarë nga kryeqyteti kinez të cilët do të qëndrojnë për 365 ditët e ardhshme në një kapsulë hapësinore.

Gjatë eksperimentit njëvjeçar, vullnetarët do të jetojnë dhe punojnë brenda laboratorit plotësisht të mbyllur, ku do të mund të simulojnë një mision të përkohshëm dhe afatgjatë hapësinor.

Ky eksperiment i paraprin punës për vendosjen e një misioni në Hënën në të ardhmen, si dhe gjithashtu stërvitjen për realizimin e fluturimeve të gjata hapësinore dhe zbulimin e planetëve.

Laboratori 'Pallati Hënor 1' është baza e parë bio-rigjeneruese e zhvilluar në Kinë dhe i treti në botë, që ka teknologjinë më të përparuar për zhvillimin e jetës me cikël të mbyllur.

Laboratori përbëhet nga dy njësi për kultivimin e bimëve, një dhomë ndenjjeje, mjedis për punë, një tualet dhe një mjedis për riciklimin e mbetjeve.

Inxhinieri projektues, Liu Hong, thotë se laboratori është shumë më i përparuar nga ata të ndërtuar më parë nga ShBA-ja dhe Rusia

"Përpara 'Pallatit Hënor 1' Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar laboratorë dykatësh bio-rigjenerues të cilët përfshinin vetëm bimët dhe qeniet njerëzore. Por ne kemi ndërtuar një laborator me katër kate që përfshin gjithashtu kafshët dhe mikroorganizmat dhe ka kushte më të qëndrueshme. Është i pari i këtij lloji në botë." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco