Japoni, Ministri i Ndërtimit jep dorëheqjen pas deklaratave tronditëse për cunamin

Japoni, Ministri i Ndërtimit jep dorëheqjen pas deklaratave tronditëse për cunamin

08:50, 27/04/2017
A+ Aa A-

Ministri japonez për Ndërtimin paraqiti sot dorëheqjen, pas deklaratave të cilësuara tronditëse për pasojat e cunamit të vitit 2011, gjatë një pritjeje që zhvilloi dje me përfaqësues të Partisë Liberal-demokrate (PLD), ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Abe.

Ministri Masahiro Imamura po fliste për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia, që regjistroi më shumë se 18 500 të vdekur dhe shkaktoi aksidentin bërthamor të Fukushimës.

”Më mirë që kjo katastrofë u shënua në rajonin e Tohokus, pasi dëmet do të kishin qenë edhe më të mëdha nëse do të kishte ndodhur më afër kryeqytetit”, deklaroi Imamura.

Formulimi duke përdorur shprehjen “më mirë” për këtë tragjedi që rrezikoi të gjithë rajonin dhe banorët e tij, u cilësua shumë e pavend.

Ministri u përpoq më kot të korrigjonte përmbajtjen e deklaratës në prani të medias, por u përball me mosaprovimin e kryeministrit Abe që i cilësoi citimet e tij “mjaft të papranueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco